Maqedonasve U Pengojnë Suveniret Shqiptare


Shkup kohën e fundit është rritur fluksi i turistëve, ndërsa nëpër dyqanet speciale për suvenire përveç atyre simboleve të maqedonasve mund të gjenden edhe simbole shqiptare, të shqiptarëve nga Maqedonia, flamuri shqiptar, përmendorja e Skënderbeut në Shkup, figura e Nënë Terezës etj.
Por të gjitha këta u pengojnë qytetarëve maqedonas duke theksuar se ata nuk janë simbole të Maqedonisë por të një shteti tjetër dhe nuk duhet të lejohet të shiten nëpër dyqanet e Maqedonisë. Në forumet maqedonase në internet është kërkuar që të intervenojnë institucionet shtetërore me qëllim që të ndalohet sipas tyre të shiten simbole të një shteti të huaj në Maqedoni.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim të institucioneve shtetërore kundër ndonjë suveniri me përmbajtje shqiptare.
Ndryshe me investim të Qytetit të Shkupit dhe ministrisë së kulturës janë hapur disa dyqane ku shiten suvenire të ndryshme që simbolizojnë Maqedoninë ndërsa në mesin e tyre gjenden edhe përmendorja e Skënderbeut në Shkup dhe simbole tjera shqiptare.
“Zhurnal” mëson se shitësve të suvenireve nuk iu interesojnë shumë përmbajtje e tyre, por kanë pohuar se për turistët e huaj më atraktive janë suveniret si përmendorja e Skënderbeut, ajo e Nënë Terezës dhee Aleksandrit të Madh, përmendorja në sheshin e Shkupit.

Leave a comment