Toponomia

Malet
Edhe pse toponimia e ketij fshati eshte një nga toponimet me të vjetra te rrethinës ky vend ka një numër të vogël të toponimeve të maleve për arsye se janë shum afër qytetit dhe nuk është një fshat malor .
Mali Jabllanic: Është mali i vetëm në këtë lokalitet që gjendet në pjesën perëndimore të fshatit. Gjithashtu Mali Jabllanicë bënë lidhjen direkte të këtij fshati me Shqiprinë dhe në kohën kur u hapën kufinjtë e Shqipërisë një numër i madh i madh i banorëve të Shqipërise kalonin pa pengesa në vendin tonë.
Maja e Spasit: Kështu quhej një mal i vogël që i ngjanë më së shumti një maje që ka lartësi që ngrihet në veri të fshatit me një lartësi mbidetare 874 m.

Vendet

Gropa e Kralit: Është një gropë e madhe në verilindje të Spasit. Psi është e madhe ajo është hiperbolizuar si gropë e Kralit, ku gjoja Krali ka ndenjur me ushtinë dhe mbase ka zhvilluar ndonjë betejë kundër kundërshtarëve të tij.
Gështenjat: Është një topic që paraqet gështenjat e fshatit që ndodhen në verilindje të fshatit. Dikur ato kanë paraqitur një park natyror të vërtetë të fshatit. Kohët e fundit ato po zhduken si hije nga ndonjë sëmundje e pazbuluar.
Krasta e Madhe: Është një krastë me madhësi të konsideruar e përshkruar me lëndina. Aty ku mbarojnë Kultet me një kompleks shkëmbinjsh – gurë gëlqeror të mëdhenj. I thonë edhe Gurët e Bollave, sipas asaj se në atë vend gjatë stinës së verës paraqiten bollat. Krasta e Madhe shtrihet deri në veriperëndim te Dheri i Bardhë.
Dheri i Bardhë – Dheu i Bardhë: Është një lokalitet, dheu it ë cilit përmban silikate sipas ngjyrës që ka ( e bardhë në të verdhë) e ka marrë dhe emrin. Më parë nga banorët është përdorur edhe si material ndërtimi, në vend të rërës dhe qëlqers. Gjendet në rrëzë, juglindje të Spasit.
Trapi i Ukut. Është një trap – luginë: E ka marrë këtë emër sepse nëpër këtë luginë kanë zbritur ujqit nga fusha e Vishnjës për të dëmtuar bagëtinë e cila gjendet nëpër vatha në fushën e fshatit. Fillon që nga arat e Vërçarkës dhe mbaron tek Xhamia e Re.
Te Rroftë Një Maji: Toponim i një mbishkrimi i bërë me gurë me një gjatësi prej 50 m mbi shpatin e lartësisë Spas në anën jugore, atje ku mbarojnë lëndinat e fshatit. Këtë mbishkrim e ka bërë mësuesi mësuesi i atëhershëm i fshatit Amidi Selmani me nxënësit aty nga viti 1960. Për çdo vit mësuesi dhe nxënësit shkonin atje para festës së Një Majit dhe i lyenin gurët e mbishkrimit me gëlqere. Ai ishte aq i madh sa qe dukej edhe nga qyteti i Strugës. Sot ky toponim nuk ekziston, gurët e këtij mbishkrimi u morën nga traktoristët e fshatit.
Dupçishtat: Është një toponim me emër sllav, sipas etimologjisë së fjalës në sllavishte që do të thotë birë, gropë ( dupka – birë, dupçi – shpoj) fjalës dupçi i është shtuar prapashtesa –shta, në këtë mënyrë është formuar emri Dupçishta.
Kjo nuk përkon me domethënjen e vetë fjalës sepse ajo nuk është as birë, as edhe ndonjë gropë. Ajo është thjesht një përrua- grykë, e cila në anën e poshtme është e thelluar. Është formuar nga Lumi i Fshatit që në kohët më të lashta. Në të dy anët e kësaj gryke janë ndërtuar shtëpi dhe sot gryka shërben si rrugë që lidh këtë lagje të fshatit me fshatin, lidh fshatin me fushën e fshatit por gjithashtu e lidh dhe fshatin me Belicën e Poshtme

Përronjtë

Plloshti: Hidronim për një përrua që formohet nga ujërat e Lumit të Belicës. Më parë këto ujëra kanë bërë vërshime duke e erozuar tokën që nga hyrja në veri të fushës e deri në derdhien e tyre në Lumin Shum. Prejardhia etimologjike e emrit Pllosht vjen nga fjala Ploskë, vende-vende ku mblidhet uji, e vende vende mbetet pjesë toke.
Përrojçe: Një hidronim i dikurshëm ( deri në tharien e kënetës ) që ndodheshte në lindje diku posht shtratit të Lumit Shum, i cili atje shpërndahej dhe formonte një lloj përrua të vogël dhe sipas asaj nga banorët e ka marrë emrin zvogëlues – ledhatues Përrojçe, nga përrua.

Mullinjtë

Mulliri i Axho Ajrullait: Ka marrë këtë emër sipas personit i cili e ka ndërtuar këtë objekt – Axhë Ajrullai, e ka ndërtuar e ka ndërtuar në fillim të shekullit XX aty praën Xhamisë, ka qënë mulliri i parë dhe mbase i fundit në historinë e fshatit.
Mulliri i Menës: Është një patronim që e ka marrë emrin sipas pronarit të fundit Mersin Menës. Më parë ky mulli ka qënë pronë e ndonjë Beu nga Ohri. Ky mulli ka qënë i ndërtuar nga gjysma e dytë e shekullit XIX-të.

Rrugët

Udha e Axho Ajrullait: Një ojkonim i emrit Hajrulla.Rrugë e cila fillon nga ana e sipërme e fshatit dhe çon deri tek gështenjat. Është një monopat të cilën e ka hapur Axho Ajrullai për nevojat e fshatit për të shkuar më lehtë në gështenja dhe në vreshta.
Udha e Jajos: Ojkonim i emrit Jajo i cili e ka hapur këtë rrugë. Është një rrugicë që fillon nga fshati dhe shkon deri tek Lumi i Shushicës,   përgjat mesit të lartësisë Spas jug- veri, paralel me udhën e Axho Ajrullait.
Rruga e Dupçishtës: Kjo rrugë e ka marrë emrin sipas një lagje të fshatit, lidh Zagraçanin më fshatin e Belicës.

Gurët
Kutelli i Metos: Një toponim në gur. Është në një rasë gurinë një thellësi prej më se 50 cm. i rrumbullakët me një diametër prej 30 cm. Ka formën e kutelli ( masë drithi). Ka marrë emrin sipas ndonjë emir personal Meto i cili ndofta e ka përdorur për matjen e drithit. Gjendet aty ku mbarojnë dy gropat e mëdhaja nga ana e poshtme.
Këmba e Kralit: Një toponim kulti pagan në gur. Ka marrë këtë emër sipas formës së një këmbe të madhe që natyra e ka gravuar në një rasë guri. Dallohet qartë qartë këmba e majtë e njeriut. Pasi këmba me madhësitë kalonë përmasat e një këmbe të rëndomtë të njeriut, populli e ka hiperbolizuar duke e krahasuar atë me këmbën e kralit si njeri i mbifuqishëm, sundimtar dhe trim. Gjendet mbi Gropën e Kralit, në anën verilindore të Spasit.
Shala e Kalit ose Devja në shkretëtirë: Një toponim kult në gur. Quhet kështu se i ngjan një shale të madhe të kalit. Ka edhe figurën e një deveje te ulur. Ndodhet në rëzë ( verilindje të Majës së Spasit), në krye të arave të Tair Shaqos
Guri i Zanës së Kuqe – Guri i Nuses:Është një kult mbu gurë që ka kaluar në mit sipas gojëdhënës. Nuk dihet se ku ndodhet, supozohet të jetë në kompleksin shkëmbor mbi katund në anën veriore të luginës së lumit.
Bira e Ukut – Bira e Ukut:Toponim në gur, në mes të shkëmbinjve të lartë mbi dy metra, është një shpellë relativisht e madhe, ku gjoja se më parë aty kanë ndenjur ujqit. Për këtë edhe e ka marr emrin Bira e Ukut. Gjendet në një grykë në perëndim – mbi katund.

Guri i Gjyshit: Eshtë një toponim në gurë, emrin e ka marrë Guri I Gjyshit për arsye se më të moshuarit e asaj kohe kohën më të madhe e kanë kaluar rreth këti gërui. Guri i Gjyshit ndodhet në perëndim të fshtatit 50 metra larg Xhamisë së Re. Nga ky toponim mund të shhohësh të gjith fshatin por edhe rrethinën e Strugës. Në fillim ky vend ka qënë shumë i thjesht më një gur që është quajtur pra Guri i Gjyshit dhe një ulëse në të cilën kanë pushuar më të moshuarit mirë po sot ai paraqet një kompleks mjaft të bukur dhe është vendi kryesor ku të gjith banorët e këtij fshati shkojnë për të pushuar e gjith kjo fal zotëri Islam Baftiarit i cili bëri rregullimin e këtij toponimi kaq të bukur

Krojet, çeshmet dhe burimet

Burimet e Shumit: Është një hidronim i ujit të burimeve të Shumit të cilat burojnë nga thellësia e krastës, 100 metra përgjatë krastës veri-jug duke filluar që nga shtëpia e Asim Osmanit e deri tek burimi kryesor, te Shpella e Madhe.
Izvori i Axho Xhemos ( i Asan Qoses): Ndodhet në verilindje të fshatit, praën rrugës që shkon për në Belic të Poshtme. Më parë pronë e Asan Qoses dhe më pas Axho Xhemoja te ky burim ngriti një çezmë dhe koritë prej betoni, ku pinin ujë njerëzit dhe bagëtia.
Gjerdhet ( Gjerdet ): Hidronim për ujërat e burimeve në fushë. Pranë këtyre burimeve janë bërë gjerdhe në krye të arave, aty ka pasur ndonjë burim, ose aty ku janë mbledhur ujërat e hendeqeve.
Izvori i Asllanit:Një hidronim që ndodhet në verilindje të fshatit. Ka shërbyer deri vonë për furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm. Mban emrin sipas prorarit Asllan.
Çeshmja ( çezma) e Alilit: Një hidronim në malin e Vishnjës. Këtë emër e ka marrë sipas banorit të fshatit Zagraçan Alilit, i cili praën një burimi rrugës së malit Jabllanicë ka ndërtuar një çezmë për të pirë ujë njerëzit të cilët mbanin dru.
Çeshmja e Fikriut: Një hidronim në periferi të fshatit në rrugën që lidh Zagraçanin me Belicën e Poshtme. Këtë emër e ka marr sipas një banorit të Zagraçanit më sakt Fikriut i cili e ka ndërtuar këtë çeshme.

Kullosat

Kamenicat: Toponim për kullosat që ndodhen në perëndim të fshatit. Është një toponim me prejardhje slave. E kanë marrë këtë emër sipas mënyrës së lëvrimit të tokës.
Zllamniqet: Toponim i kullosave që ndodhen në veriperëndim të fshatit , e kanë marrë emrin sipas asaj se në këtë toponim ka gurë ( guriçka që kanë ardhur nga vërshimet e Lumit Shushicë).
Asanojca: Patronim I ndonjë pronari të dikurshëm Asan.
Tani pronë e familjes Iljaz Memeti. Janë Kullosa që ndodhen në perëndim të fshatit më fushën e vishnjës.
Oxhojca: Toponimet për kullotat që ndodhen në fushën e vishnjës. Emrin e mbajnë sipas ndonjë pronari të dikurshëm që ka qënë hoxhë i Zagraçanit.
Klimojca: Është patronim i kullosave nga emri Klimo, ndodhet në pjesën perëndimore të fshatit.

Livadhet

Livadhet e Udenicës (Udestës): Janë livadhe që ndodhen në luginën përgjat lumit Shushicë. Me të drejtë ky është një antroponim i ndonjë kryefamiljari Udestës.
Livadhçinjat: Toponim për livadhet që ndodhen në afërsi të fshatit.
Livadhet e Bajrollareve: Toponim për livadhet , pronë e dikurshme edhe e sotme e vëllazërisë Bajro. Sot më se gjysma e tyre është e banuar. Ndodhen në lindje të fshatit. Janë një bukuri e vërtetë natyrore, me pamje nga qyteti I Strugës. Në pranverë duket si një kopësht plot lule e gjelbërim.
Vishkojcat: Livadhe në afërsi të fshatit, e kanë marrë këtë emër sipas kryefamiljarit Vishko banor i Strugës. Pronarët e sotëm të kësaj toke e quajnë këtë toponim “Livadhet e Ali Vishkos”.
Livadhet e Metolerëve: Këto livadhe ndodhen në juglindje të fshatit emrin e kanë marrë sipas emrit të fisit Meto.

Lumejntë

Shushica: Është një lum përrua që kalon nëpër një luginë të thellë. Ujërat e këtij lumi vinë nga burimet e Vishnjës. Ato vijnë me shumicë në fillim të pranverës, kur plas gjethi thonë banorët dhe është tepër i dëmshëm për arat e mbjella, me vete sjell gurë e drurë dhe mbulonë sipërfaqe të tëra. Mveshja e këtij topiku me prejardhje slave është e padrejtë, sepse kur të bëhet një analizë etimologjike e fjalës, ajo do të thotë Shushullonë ( Shushullon uji me të madhe) e jo nga fjala shushi ( i thatë në sllavishte). Ndodhet në rrëzë përgjat livadheve të Udenicës.
Lumi Shum me liqenin dhe kanalet për ujitje: Është një hidronim i komplekseve të ujërave të burimeve të Shumit që përfshinë ujërat e liqenit artificial, Lumit të Shumit që derdhen në Drinin e Zi.

Arat
Arat e Vrçarkës:. Një patronim i një gruaje plakë që banorët e kanë quajtur Nëna Vërçe,e cila ka qënë bijë nga Vërça.Arat e Plloshtit. Toponim që kanë marr emrin sipas një përroi. Këto ara janë në të dy anët e këtij porroi me gjatësi afër 1 km.
Resenkat: Toponim i arave në fushën e Zagraçanit, e ka marrë këtë emër sipas algave që diku-diku kanë pasur këto ara gjysmë moçalike. Këto alga populli i ka quar resa dhe sipas tire janë quajtur Resenka.
Llëngu – Arat e Llëkut: Toponim i arave që ndodhen më në lindje të fushës, në kufi me fushën e Belicës dhe të Vranishtit. Kanë marrë emrin Llëng sipas vendit të ulët si gropë me baltë dhe ujë të ndenjur, praën lumejve dhe kënetave. Kurse emri Llëk që përdoret sipas të folurit të Zagraçanit vjen nga një bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe të mëdha e me lule të bardha në të verdhë, e cila rritet në ujërat e ndenjur siç janë ato të Llëkut.Llambushka. Toponim i arave që gjenden në lindje të fushës, e ka marrë këtë emër sipas pronarit të dikurshëm Llambush me prapashtesën – ka, që ka përcaktuar emrin e personit që përmendëm.
Arat e Nënës – Nënës ( Naçes): Ara në juglindje që kanë marrë emrin trashëgues nga ndonjë gjyshe që e kanë quajtur Nëna Naçe.
Arat te Qershia: Këto ara kanë marrë këtë emër sipas një qershie të madhe dhe të vetme në fushë.
Çiponjat: Toponim për ara në fushë që ndodhen në verilindje përgjatë Plloshtit. Prejardhja etimologjike e këtij toponimi vjen nga fjala çip që do të thotë rrip toke që hynë në ujë. Se është kështu sot e kësaj dite këto ara në mes janë të ngritura në formë të kodrës, kuse në të dy anët duken gjurmët e ujërave të vërshuara nga Plloshti.
Mushmullojca: Toponim për arat në lindje të fushës. Etimologjia e fjalës mushmulla vjen nga mushmulla. Këtu është rritur një bimë barishtore që ka bërë ca kokrra në formë të frutave të mushmullave.
Korroçe: Toponim i arave në lindje të fushës, emir it ë cilës vjen nga fjala Korre.


Leave a comment