Vecorite natyrore

Fshati Zagraçan shtrihet aty ku mbarojnë kodrinat me komplekset shkëmbore magnetike të malit Jabllanicë, me një lartësi mbidetare 664 metra.
Në fillim, në vendbanimin e parë banorët merreshin ekskluzivisht me bujqësi dhe blektori, ndërsa bujqësia I nënshtrohej fatit të kushteve klimatike (mungesa e ujit për vaditje).
Nga aspekti socio-ekonomik, egzistenca e banorëve është varur ekskluzivisht nga bujqësia dhe blektoria, dhe kjo nevojë jetike I ka detyruar që të nguliten në këtë luginë për të mos I zënë me shtëpi tokat pjellore.
Zagraçani për nga mënyra e vendosjes së shtëpive i takon fshatrave të tipit të grumbulluar tok. Fshati ka qënë I ndarë në mëhallasipas përkatësis dhe afërsisë vëllezërore dhe ka numëruar dikundi nëntë e me tepër mëhalla.
Relievi i kësaj treve është shumë specific dhe i detajizuar, kjo është si rezultat i krijimit të shumë formacioneve të rea të katernarit (formimi i fushave, luginave, kodrinave, brigjeve etj.) dhe formacione statigrafike si:magnetike, sedimentare dhe formacione metamorfike.
Në procesin e formimit të kësaj treve kanë ndikuar shumë faktorë si:proceset tektonike që në veqanti kanë ndikuar në laramaninë e relievit dhe specifikat e tijjanë evidente dhe pak më të ndryshme nga trevat tjera në rrethinë e më gjër si për kah forma dhe përmbajtja.
Klima në këtë regjion është e varur dhe e kushtëzuar nga shumë faktorë si : pozitës gjeografike, florës dhe ambientit natyror që e rrethon në të katër anët. Ky regjion është i vendosur në një lartësi mbidetare 664 metra dhe në gjërësi gjeografike që shtrihet në veri të ekuatorit ne 41°. Sipas kësaj në këtë trevë dominon një klimë kontinentale me një ndikim të vogël të asaj mesdhetare, e cila ndikon nga gryka (Lugina e Drinit të Zi) që vjen nga Deti Adriatik dhe nga Liqeni i Ohrit si dhe nga gryka e Qafës së Thanës që po ashtu ndikon nga Deti Adriatik. Në klimën e kësaj treve ndikon edhe vegjetacioni (pyjet) që në rrethinë janë shum të pakta. Kështu në anën veriore dominon brezi I kodrinave dhe ludinave që janë gjysmë të zhveshura, pa pyllëzim të dendur. Në anën veriore ngrihet lartësia Spas me 874 metra lartësi mbi detare, që po ashtu në pjesën më të madhe është zhveshur.
Stina e pranverës karakterizohet   me gjelbërime dhe lulëzime të këndshme dhe shumë joshëse sa që edhe krastat shëndrrohen në kullosa të vërteta.
Stina e verës në këtë trevë karakterizohet si stinët më e that, me të rreshura të pakta të shiut   dhe me tempetatura të mëdha që ngadonjëhër arrin edhe mbi 42°C.
Në vjeshtë stina fillon të ndryshojë që nga muaji shtator. Ngadonjëhere edhe shtatori merr me thatësi dhe pa të rreshura shiu. Por me gjith atë në këtë stinë çdo gjë fillon të ndryshojë, dhe temperature e ajrit fillon të ulet me oscilime të ndryshme.
Stina e dimrit karakterizohet me shumë ndryshime. Nganjëherë ajo fillon më herët nga data kalendarike dhe zgjat deri në muajin mars. Por ka qenë edhe e kundërta. Ka pasur dimra te that me pak të rreshura të shiut dhe të dëborës. Në të kaluarën ka pasur dimra me acer dhe të rreshura të mëdha të dëborës që kane arritur edhe deri në një metër e gjysëm.

Leave a comment