Sport

Evra: Turp të luaj në Europa League

Patrice Evra ka deklaruar se është turp që Djajtë e Kuq do të luajnë në Europa League, pas disfatës 2-1 nga Baseli dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve.

“Më duket sikur do të zgjohem nesër (sot) dhe ne do të jemi të kualifikuar. Duket si ëndërr. Por nuk është ëndërr, është realitet. Ne duhet të ishim zgjuar më herët në këtë garë. Ne merituam të eliminohemi”.

“Edhe nëse është një miqësore, kur unë vesh fanellën e United jap më të mirën për ta fituar atë trofe. Por është turp të jesh në Europa League. Luaj për Manchester United që të luaj në Ligën e Kampionëve, por disa lojtarë ëndërrojnë të luajnë për United në çdo garë dhe ju duhet ta respektoni këtë”, ka thënë francezi pas ndeshjes së mbrëmshme.

 

De Boer: Keq që nuk u kualifikuam

Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, ka shprehur keqardhjen për dështimin e ekipit të tij të kualifikohet për në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve, pas disfatës 3-0 ndaj Real Madridit.

“Kjo sigurisht se është një goditje e madhe. Para ndeshjes ne kishim shumë besim se do të kalojmë nëpër fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Për ne, lojtarët dhe fansat, kjo nuk është një skenar për të cilin ju mendoni para ndeshjes”.

“Mendoj se ishte një ndeshje e barabartë në pjesën e parë. Ne e kishim shumicën e posedimit të topit; ndoshta ata kërkonim të përfitonim më shumë nga disa gabime që bëmë”.

“Ishte një goditje e madhe të jemi në disavantazh 2-0 në pjesën e parë, por e pashë se Zagreb në atë kohë ishte 1-0 pastaj në dhomën e veshjeve dëgjova se ishte 7-1 [për Olympique Lyon]”, ka shtuar i zemëruar trajneri holandez.

 

Guardiola : Lojtarët zhvilluan një lojë pa defekte

Nuk është rastësi që nëntë lojtarë të Barcelona B,ishin startues në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar,kundër ekipit BATE Borisov.Pep Guardiola ishte në gjendje tiu jap një shans këtyre djelmoshave,dhe ata iu përgjigjën në mënyrë të madhërishme,falë punës së madhe të bërë vitet e fundit.Martí Riverola duket se ishte lojtari i cili me më shumë gëzim po e priste këtë ditë,të luajë në ekipin e parë të Barcelona’s.Menaxheri,Pep Guardiola,shpjegoi që pak para se të filloj ndeshja,asistenti i tij e pyeti Riverolan nëse ishte gati apo jo,lojtari iu përgjigj : “Unë kam qenë duke u përgatitur për këtë moment,gjatë tërë jetës time”.

Trajneri i Barcelona’s,Pep Guardiola,tha që ” Nuk është e lehtë të vendosësh shtatë djelmosha të rinj në fushë,dhe të të japin përshtypjen se kanë luajtur mirë.Ju nuk mund ta bëni këtë çdo ditë.Ata janë lojtarë me kualitet të lartë.Unë shpresoj që ata të mund të ndihmojnë ekipin në të ardhmen.Kjo na bën neve krenar”.

Guardiola në këtë konferencë për shtyp,faleminderoi pesë lojtarët e ekipit të parë,për ndeshjen që e zhvilluan sot

“Dua të falënderoj Pinto’n,Maxwell’in,Fontàs’in,Pedro’n dhe Thiago’n për seriozitetin e treguar në këtë ndeshje…lojtarë si këto,i japin dinjitet klubit.Ai gjithashtu falënderoi 37.274 spektatorët që kishin ardhur mbrëmë në stadium,për të shikuar ndeshjen. “Faleminderoj gjithë tifozët që ishin prezent në Camp Nou.Jam i lumtur që ata kaluan mirë”

Guardiola nuk ka dashur  të flasë shumë për El Classico’n,që do të zhvillohet në Bernabéu.Megjithatë,ai tha që ekipi është duke punuar “për të gjetur rrugën,që ekipi të ‘vuajë’ sa më pak të jetë e mundur dhe të sulmojë në mënyrën më të mirë të mundshme”

Marquez : Unë jam 100 % me Barcelonën

Unë jam 100 % me Barcelonën.El Classico që do të zhvillohet të shtunën do jetë ndeshje shumë e fortë.Në këtë ndeshje gjithçka mund të ndodh “ – tha meksikani në radhët e Red Bull New York,në një konferencë për shtyp.

Mbështetjen e plotë,Marquez ia dha Barcelonës,ekip në të cilin ai ka kaluar gjithsej shtatë vite,në momentin kur i uroi fat ekipit meksikan Rayados de Monterrey,ekip i cili gjithashtu është pjesë e Botërorit të Klubeve.

“Monterrey mer pjesë në Botërorin e Klubeve.Shpresoj që të fitojnë disa ndeshje,por jo kundër Barcelonës”-përfundoi Marquez.

Tito Vilanova kthehet në stërvitje

Trajneri i dytë i FC Barcelona’s,Tito Vilanova,ishte pjesë e trajnimit të sotëm të mëngjesit,për herë të parë,pas 22 Nëntorit,pasi që kishte një operacion të suksesshëm në gjëndër pranë veshit.Me këtë operacion,Tito Vilanova nuk arriti të jetë bashkë me Guardiola’n në ndeshjet me Milan,Getafe,Rayo Vallecano,Levante dhe ndeshja e mbrëmshme kundër BATE Borisov’it.

Në stërvitjen e sotme,morën pjesë edhe Cuenca,Muniesa dhe Soriano.Përveç kësaj,lajmi i mirë është që Adriano ka punuar sëbashku me grupin.

Ancelotti mohon negociatat me Romën

ish-menaxheri i Milanit dhe Chelseat, Carlo Ancelotti, ka mohuar se ai është duke negociuar me Romën për të marrë në drejtim ekipin italian.

“Sinqerisht dyshoj se Roma ka menduar të më angazhojë mua si trajner për momentin, përndryshe ata sigurisht do të më kishin kontaktuar”.

“Unë dëshiroj që Luis Enrique dhe ekipi të dalin nga ky moment i vështirë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Ancelotti

Champions, merr formë faza e tjetër 

Chelsea, Leverkusen, Marseille dhe Zenit kanë marrë biletën për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. 

Londinezët e Villas Boas kanë mundur 3-0 Valencian në “Stemford Bridge”, dhe falë barazimit të Leverkusenit në Belgjikë kualifikohen si të parët e grupit E. Drogba me dy golat e tij në cdo pjesë ishte dhe protagonisti i ndeshjes, ndërkohë që autori i tjetrit ishte Ramires.

Gjermanëve të Bajern Leverkusen u ka mjaftuar rezultati 1-1 përballë Genkut për të siguaruar një vend mes 16-të më të mirave të Europës.

Olimpiakos mundi 3-1 Arsenalin dhe ishte shumë pranë kualifikimit, por ëndrra e tyre u prish në minutën e 88-të kur Valbuena shënoi golin e fitores për Marsejën në Dortumund.

Francezët ishin shumë pranë kalimit për në Europa League, pasi Dortmund kryesoi 2-1 ndeshjen deri në minutën e 85-të. Por pas këtij momenti skuadra e Deshamps shënoi dy gola të shpejtë duke përmbysur situatën në këtë grup. Marseja kualifikohet si e dyta e grupit F, Olimpiakos do të vazhdojë rrugën në Europa League, ndërsa tani e tutje Dortmund do të luajë vetëm në kampionatin gjerman.

Në grupin G Zenit barazon pa gola me Porton dhe i bashkangjitet Apoelit në turin tjetër.

Te Barcelona duket se nuk ka shumë rëndësi se kush është në fushë, pasi fitorja duket dicka e padiskutueshme. Edhe pse me shumë të rinj për shkak të El Clasicos në fundjavë, katalanasit shkatërruan 4-0 Bate Borisovin ndërsa Milani barazoi 2-2 me cekët e Viktorias, skuadër kjo që do të luajë në Europa League.

Real Madrid, 10 urdhëresat e Mourinho-s

Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, ka vendosur rregullat që duhen ndjekur për të mundur Barcelonën në takimin e shumëpritur të ditës së shtunë, në orën 22.00. 

Sipas gazetës ‘Marca’, në shënimet e tij “Special One” ka të nënvizuar 10 “urdhëresa” që duhen zbatuar jo vetëm nga lojtarët, por edhe nga publiku i Bernabeut.

Ja cilat janë ato:

1.    Mos të pësohet asnjë gol, ose të paktën mos të pësohet goli i parë i takimit
2.    Publiku duhet ta “shndërrojë” stadiumin “Santiago Bernabeu” në një ferr
3.    Lojtarët nuk duhet të merren me arbitrin, por të kenë kujdes me kartonat
4.    Të shfrytëzohet loja me topa të lartë, ku Real Madrid është i avantazhuar
5.    Sytë të qëndrojnë “të ngjitur” tek topi
6.    Të mbyllen të gjitha hapësirat
7.    Intensitet, presion, vertikalizime dhe shumë ritëm
8.    Sforcim maksimal dhe lëvizshmëri
9.    Përqendrim dhe koordinim i lëvizjeve
10.    Vetëbesim. Nuk duhet luajtur me ndjenjën e ankthit

Milan-Tevez, arrihet marrëveshja

Menaxheri i Carlos Tevez, Kia Joorabchian, dhe drejtuesit e Milanit kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit argjentinas nga Manchester City tek kuqezinjtë dhe tashmë pritet arritja e marrëveshjes me klubin anglez. 

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Tevez do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2015 me Milanin dhe do të përfitojë 2.5 milionë euro deri në fund të këtij viti dhe 5 milionë për secilin nga dy sezonet e tjera.

Tevez merr një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon tek Manchester City, por është treguar i gatshëm të ulë rrogën vetëm që të largohet nga Anglia. Edhe Roberto Mancini, trajneri me të cilin sulmuesi ka pasur mosmarrëveshje, është shprehur pro largimit të tij.

“Nuk e di se si është situata e Tevez për momentin, por mendoj se duhet ta shesim. Nëse do të transferohet në Itali jam i lumtur për të”, u shpreh Mancini në një konferencë për shtyp.

Milan kërkon huazimin falas deri në përfundim të këtij sezoni dhe më pas do të vendosë nëse do e blejë apo jo për shifrën prej 15-20 milionë euro.

Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, u shpreh për këtë çështje: “Po punoj për të përforcuar një skuadër që është shumë e mirë kështu siç është. Gjysma e marrëveshjes ka mbaruar, tashmë presim Manchester City-n.

Tifozët e Realit sulmuan autobusin e Barceclonës

El Clasico i parë këtë sezon ka filluar me një lajm të keq, pas përfundimit të ndeshjes në mes Real Madridit dhe Barcelonës ka ndodhur një incident jashtë fushave të futbollit. Kanë qenë disa tifozë huliganë të Realit që kanë hedhur disa gurë në drejtim të autobusit të drejtuesve të Barceclonës.

Por ky incident nuk ka kaluar pa pasoja. Ishte një anëtar i klubit të Barcelonës, Joseph Contreras, i cili është goditur, por për fat të mirë nuk ka pasur pasoja serioze.

Reali “fluturoi”, por nuk festoi

Ndeshja e shumë pritur e luajtur në Santiago Bernabeu në mes rivaleve të hidhur Real Madrid dhe Barcelonës ka përfunduar me rezultatin 2-2. Edhe pse loja ishe mjfat dinamike, ndeshja e parë e Super Kupës spanjolle nuk na solli më shumë se një barazim.

Barcelona startoi këtë ndeshje në mungesë së dyshës në qendër të mbrojtjës Carles Puyol dhe Gerard Pique, këta dy u zëvëndësuan nga Eric Abidal dhe Javier Mascherano, të cilët për herë të parë luajtën së bashku në qendër të mbrojtës.

Sport.Es : Cesc Fabregas,do te jete qe sot ne Barcelone

Cesc Fabregas do te prese,deri sa transferimi i tij tek Barcelona,te zyrtarizohet.Por kerkohet kujdes dhe rrespekt ndaj klubit te Arsenalit.Sipas Sport.Es,lojtari do te zbrese sot ne token e Barcelones,ku mendohet te jete qete dhe ardhja e tij nuk mund te beje zhurm,sepse vemendja esht tek El Classico.Marrveshja esht mbyllur tashme,dhe esht e plote.Cesc Fabregas do te nenshkruaje nje kontrate 5 vjecare me Barcelonen.

Shkaku i mosardhjes se tij ne Barcelone,esht zemerimi i klubit te Arsenalit,te cilet jan shum te merzitur nga mesazhet e Pique’s dhe Puyoli’t.Nje justifikim i tepruar,nga ana e Arsenalit.Por tani per tani,esht planifikuar,qe ky lojtar te arrije ne Barcelone,mbremet vone.Mendohet,se vetem pak ore apo minuta,para se te filloje El Classiso.

Alexis Sanchez,mund te beje debutimin e tij te pare,me ekipin e Barcelones

Endrra e cdo tifozi te Barcelones,esht qe ekipi i tij te fitoje nje trofe tjeter,dhe përplasja kunder Real Madrid,sjell gjithmone kuriozitet ne te gjitha aspektet,sidomos ne formacionin startues qe do te kete Guardiola.

E pra,Alexis Sanchez mund te beje debutimin e tij te pare,me Barcelones,sonte kunder Real Madrid.Kiliani ka disa dite qe stervitet nen urdherat e Pep Guardiole’s dhe gjendja e tij fizike esht shum e mire,por Guardiola akoma nuk e ka vendosur formacionin zyrtar.

”Ne do te shohim se kush do te luaje,sepse kemi shum kohe per ta vendosur.Por Alexis Sanchez esht ne forme te mire,dhe esht i gatshem per te luajtur.Ne do te presim dhe ta konfirmojme,nese ai do te startoje,apo do te luaje vetem disa minuta.”-e pranoi Guardiola.Nderkohe lojtari po pret pa durim qe ta beje debutimin e tij,sa me shpejt te jete e mundur,dhe shpreson qe ta beje qe sonte.

Bayerni fiton në minutën e fundit

Bayern Munich ka shënuar një gol në minutën e fundit të ndeshjes për të nxjerrë tre pikë në fushë të Wolfsburgut

Bavarezët humbën ndeshjen e parë në Allianz Arena ndaj Borussia Monchengladbach, dhe ishin afër edhe një dështimi edhe në ndeshjen e javës së dytë.

Por kur u mendua se ndeshja do të përfundoi pa gola, Luis Gustavo shënoi golin e vetëm të ndeshjes në çastet e fundit të saj.

Bayerni mbledh tre pikë nga dy ndeshje, derisa javën e ardhshme pret në fushë të vet Hamburgun në derbin e javës së tretë. Bavarezët në mesjavë poashtu presin ekipin e Zurich në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Fabregas shtyn fluturimin për në Barcelon

Të dhëna nga Sky Sports bëjnët të ditur se Barcelona i ka kërkuar Fabreagsit të qëndroj në Angli deri sa të përfundoj ndeshja e parë e Super Kupës kundër Realit të Madridit.

Saga e  transferimit të Fabregas më në fund përfundoj , kapitenin e Arsenalit e ndajnë momente për të nënshkruar me Barcelonën.

Fabregas duhej udhëtuar sot për  në Barcelonë, ku  është dashur  të finalizoj transferimin për të cilën katalanasit do të duhet të paguajnë  35 miljon stërlina.

Por sipas mediave britanike, Pep Guardiola i ka thënë Fabregas për shtyr fluturimit.

Fabregas nuk është në listën e Arsenalit për ndeshjen e hapjes së Premier League dhe pritet që shumë  shpejti të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Barcelonën.

Marrëveshja duhet të finalizohet këtë fundjavë dhe pritet që Fabregas të hënën  të udhëtoj për në Barcelon.

Arsenali kërkon Tevez për Nasrin

Arsenal është i interesuar të arrijë marrëveshje shkëmbimi me Manchester Cityn – duke kërkuar Carlos Tevez për Samir Nasri.

The Sun shkruan se Tevez është duke u përpjekur të largohet nga Manchesteri gjithë verën. Dhe me menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger, që është nën presion të madh për të sjellë një top lojtar, Topçinjtë së fundi kanë dalë me një propozim tronditës.

Mesfushori Nasri shpresoi të nënshkruajë me Cityn që dje, pasi i është premtuar një marrëveshje në vlerën e 180 mijë funteve në javë. Por Arsenali, që po ashtu është në prag ta humbasë kapitenin Cesc Fabregas, ka bllokuar lëvizjen derisa ata tentojnë të zgjidhin situatën duke përfshirë Tevez në marrëveshje.

Për të arritur një marrëveshje, Topçinjtë do të duhet t’i ofrojnë edhe para Cityt për argjentinasin, pasi sulmuesi vlerësohet 50 milionë funte.

Më e mira që Arsenali mund të nxjerrë nga Nasri është 25 milionë funte, pasi francezi ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij – që do të thotë se ai mund të largohet verën e ardhme pa i sjellë klubit asnjë fitim. Sidoqoftë, Arsenali shpreson ta ulë shumën e parave kesh që duhet të japë për Tevez deri në 10 milionë.

Një problem tjetër për Arsenalin mund të jetë paga e Tevez, e cila është jo më pak se 200 mijë funte në javë.

Venger: Mata nuk do te vij në Arsenal

Arsen Wenger thotë se Arsenal nuk do ta angazhoj Huan Mata-n dhe gjithashtu shton se klubi londinez nuk është në bisedime as edhe me lojtarin e Shaktarit Jadson.

Spanjoli Mata ishte cak i topçnijve këtë verë, por Wenger thot se ai nuk do të vijë duke mos dash të japi shpjegim se pse 23 vjeçari nuk do të vijë në Emirat.

Zërat flasin se Jadson do të jetë përforcimi më i ri i Arsenal por Wenger mohon duke thën se për të Arsenal as që ka pas bisedime.

“Asjnëher nuk kemi qënë afër Jadson. Nuk kemi biseduar me Shaktarin për të” – janë fjalët e Wenger.

Zyrtare: Arsenali transferon Joel Campbell

Arsenali ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për tranfserimin e sulmuesit nga Costa Rica, Joel Campbell.

Sulmuesi 19 vjeçar ishte pjesë e kombëtares së Costa Ricas ku shkëlqeu me dy gola në katër ndeshje dhe natyrisht se Arsene Wenger ishte tepër i kënaqur me kompletimin e këtij përforcimi.

“Joel Campbell tashmë ka treguar se ai është një lojtar me cilësi dhe që ka luajtur për kombëtaren në një moshë të hershme. Ne mezi presim kompletimin e formaliteteve të transferimit”, theksoi Wenger për faqen zyrtare.

Rivalet Barca dhe Reali gati per Super Kup

Barcelona dhe Real Madridi do të përtërijnë rivalitetin në dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës që luhen në prag të edicionit 2011/12 të La Ligas.

Dy skuadrat e mëdha spanjolle në edicionin e shkuar u përballën pesë herë, kurse të dielën do të zhvillojnë ndeshjen e parë të Superkupës në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 22:00. Takimi i kthimit luhet të mërkurën në “Camp Nou”.

Sulmuesi Lionel Messi rikthehet plotësisht i gatshëm dhe në formë të mirë për të ndihmuar Barcelonën të koleksionojë edhe një trofe pas titullit të kampionit në La Liga dhe Ligës së Kampionëve. Messi është i uritur për tituj, pas dështimit me Përfaqësuesen e Argjentinës në Copa America. Blerja e re e Barcelonës, kileani Alexis Sanchez pritet të debutojë ndaj Real Madridit, kurse nuk përjashtohet as debutimi i Cesc Fabregasit, të paktën në ndeshjen e dytë. Skuadra katalane tashmë ka arritur marrëveshje me Arsenalin për Fabregasin dhe pritet që gjatë këtyre ditëve ta zyrtarizojë atë.

Në duelin e parë të Superkupës, Barcelona pritet të jetë pa tre futbollistë, mesfushorët Xavi Hernandez e Sergio Busquets dhe mbrojtësin Gerard Pique. Busquets e Pique u dëmtuan në ndeshjen miqësore ndërmjet Italisë dhe Spanjës (2:1), kurse Xavi ka dëmtuar këmbën gjatë fazës përgatitore.

Portieri Victor Valdes ka thënë se testi i parë për dy skuadrat më të mëdha evropiane para fillimit të edicionit në La Liga do të jetë shumë i rëndësishëm.

“Nuk jam i brengosur për dëmtimet tona në mbrojtje. Kemi lojtarë tjerë që mund pa problem të luajnë në këtë rol dhe të tregohen të suksesshëm”, ka thënë Valdes.

Barcelona prej vitit 2008 kur erdhi trajneri Pep Guardiola ka fituar dhjetë trofe në të gjitha garat.

“Nuk mund t’i harrojmë këto suksese, por tash është koha për suksese dhe synime të reja”, ka thënë Valdes.

Në qendër të mbrojtjes te Barcelona në vend të Piques së lënduar pritet të aktivizohet mesfushori argjentinas Javier Mascherano.

“Jam i gatshëm të sakrifikojë veten në mbrojtje dhe këtë ia kam thënë edhe trajnerit. Kam përvojë edhe në këtë rol”, është shprehur ai.

Ndërkohë, te Real Madridi në përbërje pritet të rikthehet mbrojtësi Sergio Ramos, kurse përforcimet e reja Nuri Sahin e Hamit Altintop do të mungojnë për shkak të lëndimeve.

Trajneri i Realit, Jose Mourinho gjatë kësaj vere ka transferuar në “Santiago Bernabet” pesë futbollistë, përfshirë këtu edhe mbrojtësin e majtë portugez Fabio Coentrao. Për këtë të fundit Mourinho pagoi një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh.

“Kemi një ekip shumë të mirë, kështu që edhe me gjithë mungesat jemi plotësisht të gatshëm për duelin me Barcelonën”, ka deklaruar portugezi Mourinho.

Leave a comment