Protesta e dhunshme, dhjetëra të shoqëruar. Lëndohen 3 shqiptarë


SHKUP- MPB përmes një komunikate ka informuar se ka ndaluar dhe ka marrë në biseda informative dhjetëra veta, prej të cilëve siç thuhet pesë janë fëmijë.

Sipas policisë, protesta e dhunshme ka qenë e paparalajmëruar pranë organeve të rendit dhe se ajo ishte organizuar përmes rrjeteve sociale të internetit, ku mbi 1000 protestues ishin tubuar rreth orës 17.00 para Qeverisë dhe më pas duke vandalizuar nëpër rrugët e Shkupit.

MPB thekson se protesta ka vazhduar me thirrje parullash dhe sulme me gurë dhesende të forta në drejtim të objektit të Qeverisë.

Në informatën e publikuar thuhet se gjatë përleshjes së policisë me protestuesit janë lënduar dy pjesëtarë policie.

MPB gjithashtu thekson se tre qytetarë janë paraqitur se kanë qenë të sulmuar nga ana e protestuesve, për të cilët siç mësohet janë të rinj shqiptarë. MPB ka theksuar se Sektretariati i Punëve të Brendshme në Shkup ka ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar prishjen e rendit dhe qetësisë në Shkup si dhe gjetjen e të gjithë personave të tjerë të involvuar në protestën e djeshme. (INA)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s