Ultimatum, Armata për Çlirimin e Trojeve: 2 javë kohë, ndryshe sulmojmë serbët, maqedonasit e grekët


Armata Për Çlirimin e Trojeve Të Okupuara Shqiptare – AÇTOSH, ka zhvilluar në Mitrovicë, një mbledhje urgjente të Shtabit të Përgjithshëm dhe ka dalë me një ultimatum që shpërndau për mediat, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga kjo organizatë që thotë se është e mirëorganizuar dhe e armatosur.

Në ultimatum jepet dy javë afat për qeverinë e Kosovës që të rivendosë autoritetin në Mitrovicë, përndryshe do të ndërhyhet për shkatërrimin e strukturave paralele serbe.

Po ashtu jepet dy javë kohë për qeverinë e Shkupit, se ka afat 2 javë të tërhiqet prej trojeve të pushtuara dhe te kolonizuara shqiptare, përndryshe do të ketë sulme ndaj strukturave policore dhe ushtarake sllavo-maqedonase”.

Për më tepër, Armata paralajmëron edhe qeverinë greke që “të mos luajë me fatin e Çamerisë dhe të çamëve përndryshe do të përballet me sulme nga ana jonë”.

Ultimatumi

Në ultimatum vërehet se “kur në disa pjesë të uzurpuara të Shqipërisë Etnike po ndodhin padrejtësi të ndryshme ndaj popullatës autoktone shqiptare, kur shqiptarët po vriten me akte terroriste, politikanët shqiptarë po zgjedhin heshtjen dhe injorimin përballë këtyre ngjarjeve”.

Armata vë në dukje faktin se u vra një shqiptar në Veri të Mitrovicës dhe vëren se nuk pati ndonjë reagim të mirëfilltë të institucioneve të Kosovës: “Ata matrapazë po i kërkojnë popullit shqiptar të heshtë derisa vëllezërit tanë vriten e sulmohen pandërprerë”, – shprehet me tone të aspra Armata, duke paralajmëruar: “Durimit i ka ardhur fundi, kupa është e mbushur!”.

Në ultimatumin e Shtabit të Përgjithshëm i lihet një vend i posaçëm asaj çka po precipiton në IRJM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë): “Në IRJM çdo ditë shkelen të drejtat e shqiptarëve. Qeveria serbofile e Gruevskit shpërndan ideologjinë antishqiptare dhe inskenon sulme ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Po bllokohen shumë fshatra shqiptare nga sllavo-maqedonasit dhe askush nga politikanët e korruptuar në Shqipërinë Etnike nuk reagon, sepse të gjithë janë të shitur dhe tradhtarë të Mëmëdheut”., vëren Armata.

Një pikë tjetër e përfshirë në ultimatum është situata me Greqinë: “Kërcënimet e shovinistëve grekë ndaj Republikës së Shqipërisë po shtohen. Ata e harrojnë se janë kolonizatorë të trojeve shqiptare nën Greqi. Kemi konstatuar që nga publikimi i materialit tonë të fundit në janar 2011 se ata kanë nxitur shtypin grek të ulërijë kundër strukturës sonë ushtarake se kinse janë nisur „hetime” të Interpolit.

Ne deklarojmë se nuk kemi frikë nga hetimet e askujt dhe se do të vazhdojmë të punojmë për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë! Përkundrazi, e dimë se me komunikatën tonë të mëparshme ua kemi futur frikën në palcë dhe jemi të vendosur që ditën t’ua bëjmë terr dhe natën ferr”.

Në këtë pikë Armata në ultimatumin që shpërndau për mediat, thotë: Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, por do ta kthejmë zjarrin me zjarr, do ta nxjerrim hakun e vëllezërve tanë, një sy për një sy, një dorë për një dorë. Mjaft kemi heshtur, tani kjo heshtje ka marrë fund, nga një dekadë që në shqiptarët kemi mbajtur paqen në Ballkan, duke sakrifikuar lirinë tonë. Por kjo së shpejti do të ndryshohet”.

Në vijim të Ultimatumit, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës për Çlirimin e Trojeve të Okupuara Shqiptare, njofton se “i shqetësuar për zhvillimet negative në të gjithë trojet shqiptare të shqipërisë etnike, për kërcënimet e sulmet e shovinistëve sllavo-grekë shpall gadishmëri ushtarake për të gjitha strukturat luftarake të saj”.

Armata paralajmëron se “Qeveria e Kosovës ka kohë dy javë pra deri në fund të muajit prill 2012, që të marrë kontrollin në veri të Mitrovicës ose përndryshe do të ketë sulme ndaj strukturave paralele serbe në të gjithë Kosovën”.

Në fund të ultimatumit thuhet gjithashtu: “Paralajmërojmë qeverinë serbofile të Nikolla Gruevskit se po ashtu ka afat 2 javë të tërhiqet prej trojeve të pushtuara dhe te kolonizuara shqiptare, përndryshe do të ketë sulme ndaj strukturave policore dhe ushtarake sllavo-maqedonase”.

“Po ashtu paralajmerojmë qeverine greke që të mos luaj me fatin e Çamerisë dhe të çamëve përndryshe do të përballet me sulme nga ana jonë”, – mbyllet ultimatumi, nënshkruar nga Kushtrim Mitrovica, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës për Çlirimin e Trojeve të Okupuara Shqiptare (AÇTOSH) dhe Sekretarja e Shtabit të Përgjithshëm, Hena Kadriu. e.t/noa.al

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s