Maqedonasit e Velesit bëjnë apel që ta djegin xhaminë e qytetit


Pas frikësimit që iu ishte bërë në namazin e jacisë besimtarëve mysliman-shqiptarë në xhaminë e qytetit në Veles, në rrjetet sociale në internet të rinj maqedonas po bëjnë apele që të dalin në Veles dhe të asimilojnë shqiptarët.

Në fakt ata po bëjnë apele që të dalin dhe ta djegin xhaminë në Veles. Megjithatë policia mësohet se ka shtuar sigurinë dhe nuk do të lejojë një gjë të tillë. Në qytetin e Velesit ka pak shqiptarë që jetojnë, ndërkaq më së shumti banojnë në fshatrat për rreth. Banorët kërkojnë më shumë siguri nga organet kompetente. /alsat-m/

Leave a comment