Vellazerit-Fiset

Sipas njohurive të deritanishme nga informatorët më të vjetër të fshatit dhe sipas diasa burimeve arhkivore-historike, vëllazrit e parë autoktonë të Zagracanit që kur ekziston dhe vet fshati si vendbanim janë fiset :
1.Gjylelerë-Alipashallarë : sot kjo vëllazëri nihet me këto mbiemra: Murati, Asllani.
2. Shainllarë: familjet e kësaj vëllazërie nihen me mbiemrat: Ademi, Mehmeti, Zyberi, Ramadani, Sulejmani, Ajredini, Dauti, Iamaili, Mahmudi, Rahmani, Ahmedi.
3. Salillarë: Familjet e kësaj vëllazërie sot nihen me mbiemra: Saliu, Emini dhe Sulejmani.
4. Qoselerë: Në aspektin e mbiemrit janë homogjen dhe gati të gjitha familjet e kësaj vëllazërie e mbajnë mbiemrin e përbashkët pra mbiemrin Asani.
5.Bajrolerë: Edhe kjo vëllazëri në aspiktin e mbiemrit janë homolog dhe e mbajnë mbiemrin e përbashkët atrë Bajrami.
6. Prentollarë: Familjet e kësaj vëllazërie paraqiten më mbiemra të ndryshme dhe asnjëra nuk mban mbierin e të parit të tyre Prenit. Nihen me këto mbiemra : Arifi, Nuredini, dhe Banushi.
7. Tushollarë: Familjet e vëllazëris mbajnë mbiemrat : Mehmedi dhe Limani.
8. Malcelerët: Familjet e kësaj vëllazërie mbajnë mbiemrat: Asani, Mehmedi dhe Ademi.
9. Fejzollarë: Edhe familjet e   kësaj vëllazërie mbajnë mbiemra të ndryshme si: Shazimani, Maksuti, Bsftiari, dhe Sherifi.
Nga vëllazërit e lartë përmendur janë formuar vendbanuar-fshatrat Zagracan dhe Shum. Edhe sot e kësaj dite afro 80% e popullatës së këtyre fshatrave bërbëhet nga këta vëllazëri.
Për vec këtyre vëllazërive nga kushtet e për jetesë, bujaria, urësia dhe fisnikëria e banorëve të këtyre fshatrave janë bërë tërheqëse që edhe shumë vëllazëri ( familje ) nga rretjina dhe më gjërë ti lëjnë vendbanimet e tyre dhe të nguliten me vendbanim të përhershëm në këtë trevë që nga mbarimi I shekullit XVII-të e deri në ditët tona.
Të ardhr nga viset tjera të rrethineës dhe më gjërë janë gjithsej 65 familje ndër to janë Vëllazëria Diba të njohur me mbiemrin Islaili të cilët kanë ardhur nga Belica e Sipërme, Kadolerë po nga Belica e Sipërmë, vëllazëria Ibrahimi të njohur dhe me mbiemrin Shaqiri po nga Belica e Siperme, vëllazëria Coma nga Ladorishti, vëllazëria Ymeri nga Belica e Sipërme, vëllazëria Lleshi nga Ladorishti, vëllazëria Baftiari nga Podgorca, Shaholli nga Fërngova, famija Bicaku Qarrisht-Shqipëri, vëllazëria Abedini nga Oktisi, familja Osmani nga Belica e Sipërme, familja Ismaili Mokër-Shqipëri, vëllazëria Ravmani Belicë e Sipërme, famijla Lumani Belicë e Poshtme, famija Zylali Ladorisht, familja Klenja Ladorisht, familja Selmani Novo Sellë, familja Beluli Pedalisht-Gostivar, familja Asllani Bogovicë, familja Selimi Pedalisht-Gostivar, vëllazëria Abdurrahmani të njohur me mbiemrin Sherifi nga Tateshi I Sipërm, familja Elmazi Tatesh I Sipërm, familja Abazi Ladorisht, vëllazëria Kisahta   Ladorisht, familja Kolonja Ladorisht etj. Të ardhur në përgjithsi janë ngulitur me vendbanim në fshatin Shum.   Prej tyre është formuar lagja Shum e mbas viti 1968 edhe fshati I mëvetësuar Shum.
Proceset demografike në këto vendbanime kanë qënë evidente gjatë periudhave të ndryshmë kohore që kur egzistojnë këto fshatra si imigrimi dhe zhvendosja e vëllazërive-familjeve në vise të tjera të rrethinës, shtetet perëndimore, shtetet tej oqeanike si   SHBA dhe Australi. Shkaku kryesor I imigrimit të familjeve ka qënë ai social-ekonomik. Dallohen dy lloje migrimesh. Njëri nga ato karakterizohet me atë se sisa familje kanë lëshuar përgjithmonë vendlindjen dhe kurrë nuk janë këthyer më si ato që kanë emigruar në SHBA dhe Australi. Emigrimi tjetër për për dallim nga ai I pari është se familjet që kanë imigruar në shtetet e Europës Perëndimore kanë ndërtuar shtëpi në vendlindje dhe këthehen dhpesh gjatë   vitit dhe kështu e mbajnë   lidhjen me vendlindjen

Leave a comment