Historiku i Fshatit Zagracan

POZITA GJEOGRAFIKE

Fshati Zagraçan shtrihet aty ku mbarojnë kodrinat me komplekset shkëmbore magnetike të malit Jabllanicë, me nje lartesi mbidetare 664 metra. I strukur në një luginë e dy bregore të ngritura ne veri dhe në jug. Përmes kalonë lumi burimor që e ndanë fshatin në dy pjesë të barabarta. Në vendosjen e fshatit janë shfrytëzuar të gjitha kushtet klimatike gjeogrfike dhe strategjike me të gjitha format e relievit. Më vonë me tëndencë që të zgjerohet pak ne veri e më tepër në juglindje e si proces demografik të vitit 1968 lindi ( u krijua) dhe vendbanimi i ri SHUM si bashkesi ekonomike-shoqërore e mëvetësuar.

Fshati Zagracan ka nje siperfaqe prej 12 km katror dhe kufizoet me keto vende: në Jug me fshatin Ladorisht, në veri me fshatin Belice e Poshtme, në perëndim me Vishnjën dhe malin Jabllanicë, në Verilindje me Vranishtin, në lindje më Drinin e Zi dhe Fushën e Strugës, në Juglindje me Teferiçin.

POZITA HISTORIKE

Çdo fshat ka historinë dhe të kaluarën e vet dhe ajo bënë që qytetarët të mburren, krenohen me të. Ajo e bashkon popullin e çdo fshati dhe qyteti dhe bën ti respektojnë traditat dhe njëkohësisht t’ua përcjellin gjeneratave më të reja, ose më konkretisht ato përcillen prej brezit në brez.

Gjatë zhvillimit të tij qyteti kalon nëpër periudha zhvillim të traditave, ekonomisë dhe kulturës por mos ta harrojmë faktin se ka qenë edhe në sy të shume pushtuesve.

Duke filluar që nga shekulli IX dhe XIII në këtë vendbanim kanë sunduar bullgarët të cilët dukshëm por dhe fatalisht kanë ndikuar në devalvimin e autoktonisë dhe identitetit të elementit iliro-shqiptar duke i ndërruar emërtimet   e toponimeve nga emertimet iliro-shqiptare ne sllavo-bulgare.

Per veç pushtimit bullgar fshati Zagraçan ka qënë i pushtuar edhe nga shum pushtues tjere veçojmë këtu sundimin e Perandorisë Osmane duke filluar që nga viti 1580 të cilët lanë gjurmët e tyrë duke e kethyer popullatën e këtij fshati nga konfesioni krishterë në konfesionin islam, më vonë në Luftën e Dytë Botërore të vitit 1913 si çdo vend tjetër shqiptar ashtu edhe fshati Zagraçan ra nën sundimin e pushtetit serb te cilët pushtuan deri në vitin 1991.

Edhe pse gjithmonë në histori, por edhe sot elementi iliro-shqiptar ka qënë në presion nga natyra nga më të ndryshmet të asgjësimit dhe asimilimit nga sundimtarë dhe perandorë të ndryshëm, elementi iliro-shqiptar i ka kaluar të gjitha sfidat e kohës , ka mbijetuar dhe nuk është zhdukur, por përkundrazi ai ka gjetur forcë dhe fuqi që të afirmohet dhe është bërë realitet i një kontinuiteti të të parëve të tyre me baticat dhe zbaticat nëpër periudha të ndryshme historike deri në ditët tona.

LAGJET E FSHATIT

Fshati Zagracan për nga mënyra e vendosjesh së shtëpive i takonë fshatrave te tipit të grumbulluar tok. Fshati ka qënë I ndarë në mëhalla sipas përkatësis dhe dhe afërsive vëllezërore. Kanë qënë të njohura keto mëhalla: mëhalla e qoselerëve,gjylelerëve,prentollarëve,malçelerëve,bajrollarëve,shainllarëve,salillarëve,sulollarëve,fezollarëve etj.

Leave a comment