E kaluara historike

1. Sipas rrëfimeve të më të moshuarve për lashtësinë e fshatit dhe për shumë ndodhi tjera në të kaluarën.
2. Sipas gojëdhënave
3. Lashtësia, mbeturinat si dokumente për të kaluarën e lashtë, të gjetuara gjatë gjurmimeve (kërkimeve, rrëmihjeve ) “akeologjike” të rastit apo te qëllimta.

1. Sipas rrëfimeve të më të moshuarve për lashtësinë e fshatit dhe për shumë ndodhi tjera në të kaluarën.

E kaluara e cdo personi të moshuar në vete mbart një histori plot ngjarje, dhe ata presin që dikush t’i ndërgjegjësojë dhe t’i zbuloj. Pra për të zbuluar të kaluarën duhet përfituar nga rrëfimet e pleqëve tanë, të cilët me vetë mbarin shumë kujtime dhe ngjarje të ndryshme nga e kaluara që paraqesin një thesar të cmuar për jetën materiale , shpirtërore dhe historinë e një populli.
Ky vendbanim ka patur shumë pleqë por nga ata me intelektin e tyre natyror, urtësinë, fisnikërinë dhe vitalitetin e tyre psiko-fizik që kanë posedusr, kanë kontribusr për ndricimin në një masë të konsideruedhme për të kalusrën e këtij vendbanimi dhe mbi kurrizin e tyre kanë mbajtur historinë e së ksluarës të këtij vendbanimi. Po I prenzantoj disa prej tyre: Hajrulla Sula ( 1826-1941 ) pra ka jetuar plot 115 vjet, I cili I ka përjetuar disa nga luftat më të rrezikshme duke u bër dhe vet pjestar I tyre. Për vec tij vecojm këtu edhe Xhemail Saliun ( 1871-1977 ) 106 vjet, Uke Bajrami ( 1896-1991 ) 105 vjet, Rashit Ademi ( 1902-1997) 95 vjet Daut Dauti ( 1913 )që edhe sot jeton dhe është njeriu më I moshuar I këti fshti dhe icily din të tregojë mjaft gjëra për të kaluarën e fshatit.

2.Sipas gojëdhënave

Ky lokalitet dhe popullata që ka jetuar aty e më gjërë, etnosi I ilementit iliro-shqiptar ka një kontinuitet I pandërprerë edhe në aspektin komplekso-urban. Ja po regjistrojmë disa dëshmi për atë që u theksua më lartë.
1. Sipas një gojëdhëne që është përcjellur brez pas brezi deri në ditët tona, flet me sa vijon: Ky lokalitet dhe më gjërë ka qënë një kompleks vendbanimi shumë I gjërë . është shteirë nga pjesa më veriore e këtij lokaliteti deri në jug me një gjatësi prej më se 5 km. ja si përshkruhet komompleksi urban I këtij lokaliteti sipas kësaj gojëdhëne. Ky kompleks urban që nga lokaloteti ( anën lindore ) I lartësisë Spas , Shala e Kalit dhe gështenjat r fshatit , dhe kështu gjithnjë në jug duke kaluar lokalitetin Babushka ( në nëzë të lartësis Spas ), pastaj kalon edhe më tutje në jug ( në lindje të fshatit të dikurdhëm), atëher kur fshati ka qënë vendosur vetëm në luginë. Vazhdon gjithnjë në jug, kalon lokalotetin Rasadik ( sot shkolla tetë vjecare ) dhe urën e gurit. E kështu shkon deri në bazilikën ilire të lokalitetit “ Livadhet e Dautit” në fshatin Ladorishtë deri në lagjen Fierisht afër fshatit Frëngovë.
2. Se ky lokalitet ka një lashtësi dëshmon edhe një fakt historik. Që nga veriu e deri në jug përgjat këtij kompleksi urban ka kaluar rruga e njohur “ Vija Egnatia”. Sot e kësaj dite kanë mbetur gjurmë të asaj rruge te dikurshme. Kështu sipër te bregu afër lumit net ë hyrë të fshatit Vishnë ende janë gurët e kalldërmës të asaj rruge. Ka qënë e vetjmja rrugë që ka lidhur Dibrën me rrugën tjetër dhe kryesore “ Via Egnatia” që vinte nga Manastiri dhe kalonte edhe nëpër Strugë. Karavanet nëpër këtë rrugë që vinin nga Dibra, kalonin nja 500 m në lindje të fshatit Zagracan. Gjurmët e asaj rruge poashtu mund të shihen edhe sot në fushën e këtij fshati. Duke u bazuar në gjurmët e rrugës së vjetër bullgarët nga viti 1916 kanë ndërtuar hekurudhën me binarrë të vegjël që ka kaluar afër asaj rruge të vjetër.
Një pjesë e rrugës ka kaluar në lokalitetin Rasatnik, pasaj nga kjo rrugë një krahë ( në anrën e djathtë ) është ndarë edhe ja shkuar në drejtim të fshatit Vishnjë për në fshatin Belicë e Sipërme, dhe prej aty nëpër grykën e malit Jabllanicë kalonte Qarrishtin pastaj Librazhd nëpër stacionin e fundit Elbasan. Ky fakt historic mështetet edhe më tepër në të dhënat e gojëdhënës për këtë vendbanim të lashtë në një kompleks urban shumë të zhvilluar dhe të ngjeshur. Për këtë gojëdhëna thot : ky lokalitet ka qënë aq shumë I vendbanuar ( me shtëpi objekte tjera përcjellëse si kisha kështjella etj ) sa që macja ka mundur të kalojë prej catie në cati pa asnjë pëngesë nga vetiu në jug në gjatësi prej 5 km.

3.Lashtësia, mbeturinat si dokumente për të kaluarën e lashtë, të gjetuara gjatë gjurmimeve (kërkimeve, rrëmihjeve ) “akeologjike” të rastit apo te qëllimta.
Për lashtësinë e këtij vendbanimi dhe të një qytetërimi të lashtë dëshmojnë edhe shumë rënoja dhe mbeturina tjera nga ajo e kaluara disa nga ato gjurmë që kanë qënë në të kaluarën por që edhe sot ende janë prezente. Mbi kodrinat në veri të fshatit ngrihet lartësia Spas me nje lartesi mbi detare 874 m. në majë të kësaj lartësie ende janë “ deshnitare” ( mbeturinat ) e një kishe kështjëllë, si : muret e rrënuara me gur të mëdhenjë, copa tullash, tjegulla të trasha dhe në to ende mund te shihen mbeturinat e gëlqeres me të cilat janë edhe ndërtuar. Pastaj gurë te mëdhejë e të gdhendur. Në anën perëndimore te “kishës kështjellë” ende duken gjurmët e rrugës cë ka cuar kah hyrja për në kishë. Në jug-perëndim pranë rënojave të kishës janë gjurmët dhe mbeturinat e një bunari , I cili rreth e qark kuket se është ndërtuar me gurë te gdhendur të një gjatesie prej 50 m. bunari eshtë I mbushue me lym dhe mbeturina tjera. Në mes ka mbirë një dru shkoze. Sigurisht ky ka qën një bunar që ka akumuluar ujerat e shirërave dhe të dëborës. Për kishën kështjellë kane fol më par banorët më të moshuar. Pra 60 viteve edhe pse ajo ka qënë e rënuar ka qënë në një gjëndje pak më të mir. Me mure të larta tregon Tafil Lleshi n moshës 78-vjecare. E mbaj mend si fëmijë, thote ai, kur me babin tim kam qënë në gjueti në majë të Spasit dhe përreth tij.
Sic u theksua më të moshuarit e kanë ditur se ka egzistuar kishë por për shkak të paragjykimit fetar duke menduar se po të kishte kishë atëherë na qënkan kaurrë. Për këtë ka pasur reserve dhe nuk kanë dashur edhe ra përfillin , duke mos ditur se cfarë vlera historike dhe kombëtare ka pasur ajo për këtë vendbanim.
Nga vitet 70-ta një ekip nga enti arkeoligjik nga Shkupi me qëllim që të bëjnë gjurmime dhe zbulime arkeologjike, por kur kanë parë se dicka I ka ardhur për shtati, I ka braktisur gjurmimet. Një ndër shkaqet ( sipas Islam Baftiarit ) ka qënë ajo se kisha ka qënë e përkatësis së fesë krishtere katolike e jo ortodolse slave. Si do që te të jet gjate tërë kohës së kaluar interesimi isntitucional ka munguar, sepse ky lokalitet është me lashtësira, rrenoja nga vendbanimi I dikurshëm iliro-shqiptar dhe objektet fetare të asaja kohe si dhe besimtarë të përkatësisë fetare katolike-shqiptare.

Dhëshmime tjera për lashtësinë e këtij kompleksi urban
Nga vitet 50-ta ne lokalitetin rëzë Spasit afër fshatit, Demish Demishai 78 vjec ka hapur rrugë pëe të hyr te ara dhe gjate asaj ka gjetur një skelet njeriu me gjymtyrë të eshtrave trupore dhe kafkë te kokës shumë të madhe. Edhe më parë Demishai duke punuar ka gjet mbeturina të një vendbanimi të lasht si : tulla të dimenzioneve të ndryshëm, copa tjegullash prej një gjatësië 8 cm dhe sende të tjera metalike.
Nga vitet 70-ta persona të paindentifikuar shtetas të huaj në bashkpunim me persona vendas kanë bërë gjurmime pranë gurit Shala e Kalit kanë hapur një gropë dhe aty kanë gjetur thesar (flori ) në një sasi të kosinderuar, kjo mund të shiheshte nga gropa e hapur që kishin bërë dhe që kishte lënë gjurmë deri vonë. Nga vitet 60-ta fshatarët kanë vërejtur disa disa shtetas italianë në këtë lokalitet që janë përqëndruar duke ngritur edhe cadra te gripat e mëdhej në veri të lartësisë Spas. Disa dhjetra metra në perëndim të Shalës së kalit , gjoja se kanë ardhur për turizëm. Pas përqëndrimit të dy ditëve ata kanë ngarkuar mushkat me arkat të mbushura me pasurinë e gjetur dhe kanë në perëndim, në drejtim të fshatit Vishnjë. Kah vitet 60-ta te Qemal Bajrami ( I ndjerë ) në rreze të Spasit nja 30 m në lokalitetin që u bo fjalë më sipër pëe D.Demishain duke qitur gurë për shtëpi ka ghetur një sëpatë guri. Sëpata në vendin e bishtit ka pasur lëkurë ( në mes e mbështjëllur ne rripa lëkure të lëshuar ne vend bidhti).
Nga mezi I lartësisë Spas në lindje ndodhet Gropa e Kralit, edhe aty pari ndodhet Këmba e Kralit. Edhe sot ky është një gur si I shkelur nja një këmbë e madhe që më parë është hiperbolizuar dhe është quajtur Këmba e Kralit. Pasi kjo këmbë është shumë e madhe sipas gojëdhënave ajo duhet të jetë këmba e ndonjë krali që e kanë paramënduar si njeri të madh. Ajo ndodhet te gropa e Kralit, prandaj njerëzit I kanë thënë Këmba e Kralit.
Këto fjalë të përgojuara që në kohën më të hershmë, pa edhe sot si: Gropa e Kralit, Këmba e Kralit, Shala e Kratit nuk kanë qënë të rastit, këti ndër të gjitha janë dëshmi se në këtë lokalitet e më gjërë kanë ndodhur ngjarje historike që janë lidhur me Kralin si sundimtr, apo në ndonjë cilësi të tjetër sundimi. Për këtë lokalitet këto janë një thesar I madh historik për indentitetin, etnititetin dhe prezencën e elementeve iliro-shqiptar që nga kohët e lashta.
Kah vitet 60-ta te lokaliteti që I thonë Dheri I zi që ndodhet në jug të lartësisë Spas në lëndinat nbi fshat, Tosum Murati duke rrëmuar që të marrë dhe për nevojat e shtëpisë has në varrëza të vjetra që kanë datuar nga koha iliro-romake. Varret përreth kanë qënë me blloqe tullash me dimenzione të dy dhe një metro gjatësi.
Kërkimet, gjurmimet të ndryshme me qëllim që të gjejnë pasuri në tokë, janë bërë edhe ne shumë vende të tjera të këti lokaliteti nga persona të pa indentifikuar të vendit dhe rrethinës, si dhe nga shtetas të huaj, sidomos ata bullgarë, të cilët kanë ardhur me harta topografike dhe aparate të ndryshme. Kjo ka ndodhur para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Hov të madh “këto gjurmime” kanë marr nga vitet 70-ta deri në ditët tona që akoma dhe vazhdon.

Leave a comment