Ibrahim Abedini

– Abedini Osman Ibrahim
– Lindur më 26. 02. 1958
– Vendlindja: fshati Zagraçan- Strugë- Maqedoni
– Profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe i diplomuar më 1981 në katedrën e gj. Dhe let. Shqipe në Shkup. Në vendlindje nuk iu lejua asnjëherë të ushtroj detyrën meqë nga regjimi i atëhershëm maqedonas u shpall armik i pushtetit, u etiketua nacionalist dhe iredentist i rrezikshëm shqiptar. Më 1983-shën u shpërngul në Kosovë. Shkolla tetëvjeçare ”Hasan Prishtina” në Prishtinë, për herë të parë i dha të provoj regjistrin e arsimtarit.Ka qen njeherit edhe Kryetar i Bashkesis Lokale te Fshatit Zagracan. Regjimi i egër antishqiptar nuk e la të qetë asnjëherë. Më 1990 u detyrua përfundimishtë të shpërngulet për në Suedi. Fillimishtë, punoi me nxënësit e bashkëatëdhetarëve, të moshave të ndryshme, dhe më vonë edhe si ndihmës arsimtari me fëmijë suedez në një shkollë të Mëlnlycke-s komuna e ”Härryda-s”- Suedi . Por që nga viti 1998 punoj si saldator në një fabrikë në Mölnlycke.
– Pasioni për poezinë dhe prozën nuk shterroi asnjëherë por vazhdoi të rritet.
– Mirëpo vetëm më 1998 botoi përherë të parë:
– ” Mos vono, moj valle”- Poezi
– ” Dëgjoni zërin tim”- Poezi -1999

– ” Luli guximtar ”   – Novelë- 2000
– ” Brengat e liqenit- Poezi   – 2002 ( përkthyer në përzgjedhje në gjuhën Suedeze me titullin: ” Sjöns smärta” po në të njejtin vit nga Ullmar Qvick).
– ” Arifi deshte të fluturonte”- tregim- 2005
– ” Harro se ç´kemi biseduar”- Tregime- 2009
– Gati për botim një përmbledhje me poezi mbi jetën
– Revista ”Dituria”, në bashkëpunim me QKSH ”Migjeni” dhe Radio ”Dituria” në Båros të Suedisë, më 2009-ën nderuan autorin Ibrahim Abedini me   mirënjohje për bashkëpunim
– Në konkursin e poezisë në Malmö 2010.09.30 që u mbajtë nga lidhja e shoqatave shqiptare të Suedisë, fitoj çmimin : ”Kosov -Rexh Bala”
– Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me gazeta dhe revista të kohës:
Revistën ”Drini”-Strugë( Maqedoni)
Gazetën ” Nositi”- Pogradec( Shqipëri)
Revistën letrare ”Doruntina(Gjermani) si dhe me
Revistën ”Dituria” në Båros të Suedisë
Êshtë aktiv me poezi në faqen e internetit: ”Zemratshqiptare.net”
– Anëtar i lidhjes së shkrimtarëve të qytetit të Strugës që nga viti 1999. Në vitin 2009 u pranua në lidhjen e shkrimtarëve ” Författarcentrum väst”( Qendra e shkrimtarëve-perëndim) në Göteborg të Suedisë.
Anëtar i shoqatës shqiptaro-suedeze të Norrköping-ut që nga viti 2000.
Pjesmarrës në grupin e autorëve”Baladë e Përflakur”(Antologji poetike), shtypur në Bukuresht të Rumanisë më 2009
– Punon dhe jeton në Landvetter të Suedisë.

Leave a comment