Këshilla për të luftuar sëmundjet reumatike

Bimët dhe kurat për të trajtuar të gjitha format e sëmundjeve reumatike

Reumatizmi është shkaku i dytë, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 për qind e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë te seksin femër. Të gjitha format e sëmundjeve reumatike, duke filluar që nga artrozat e deri tek osteoporoza, nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, janë të rënda për t’u trajtuar nëse zbulohen me një vonesë të madhe. Mjekët këshillojnë se është mjaft e rëndësishme të kapen me kohë shenjat e para të sëmundjes. Diagnostifikimi mund të bëhet me mjaft sukses, meqë simptomat e para të kësaj sëmundjeje hetohen lehtë.

Artriti

Artriti reumatik është forma më e rëndë e sëmundjeve reumatike, që fillon me një inflamacion të artikulacioneve, vihet re që në mëngjes herët, me t’u zgjuar nga gjumi. Shfaqet me lëvizjen e vështirësuar të duarve, që mund të zgjasë edhe deri në një orë. Në këto raste është mirë të paraqiteni menjëherë te specialisti, i cili do t’ju këshillojë një sërë ekzaminimesh laboratorike për të vërtetuar praninë e faktorit reumatik në serumin e gjakut tuaj. Bëni kujdes! Vetëm analizat nuk mjaftojnë. Për konstatimin e diagnozës ka ende nevojë për një krahasim të
shenjave klinike me përfundimet laboratorike nga mjeku specialist. E njëjta këshillë vlen edhe për artrozën më të thjeshtë e deri te format e tjera reumatike. Analizat, edhe pse të nevojshme, nuk mund të jenë krejtësisht të sakta. Përkundrazi, është e nevojshme një vizitë te mjeku specialist, i cili do të bënte vlerësimin e tërë situatës klinike dhe të të dhënave laboratorike. Ky vlerësim nuk do të thotë vetëm një “lexim” i thjeshtë i radiografisë.

Mjekimi

Ata që vuajnë nga reumatizmi e dinë mirë se antiinflamatorët,që shërbejnë për të lehtësuar dhimbjen, shkaktojnë dëmtime në stomak e në veshka. Kështu, duke u munduar që të mjekojnë një sëmundje, shkaktojnë një tjetër. Tani për tani, reumatologët po presin me padurim përfundimet e një gjenerate të re barnash, të ashtuquajtura frenues të COX 2, që nuk janë të dëmshëm për stomakun dhe veshkat.

Zbulimet më të fundit mbi “dhimbjet e lehta”

-Klima. Nuk është e vërtetë se lagështira shkakton reumatizmin. Ajo reumatizmin e bën vetëm më të rëndë.

-Uji. Ata që mbajnë shpesh duart në ujë nuk janë më të rrezikuar se të tjerët. Por, nëse vuan nga reumatizmi, atëherë ajo shton dhembjet.

-Pesha. Personat që kanë peshë më të lehtë trupore vuajnë më shumë se ata që kanë disa kilogramë më tepër, por jo shumë.

-Dieta. Të hash fruta e perime ndihmon në luftimin e sëmundje së reumatizmës. Më mirë është të pakësohet përdorimi i mishit, i verës, dhe i ushqimeve me erëza.

-Dhimbjet e shpinës. Mjekimi i vetëm për këtë sëmundje është pushimi i plotë. Sipas statistikave, të gjitha dhimbjet e belit zgjasin një javë, qofshin të kuruara ose jo me pomada të ndryshme apo me antiinflamatorë.

-Dhimbjet të qafës. Një ndër tri rastet, ka prejardhje psikologjike. Ndër sëmundjet reumatike është mjaft e fortë trashëgimia gjenetike. Por specialistët japin disa këshilla për të larguar rrezikun e sëmundjes.

-Ushtrimet fizike. Kryerja e ushtrimeve është themelore. Duhen bërë vazhdimisht, por nuk duhet të kalohet masa. Not e gjimnastikë ; këto janë sportet që rekomandohen më së shumti. Por, për më të moshuarit janë më të përshtatshme shëtitjet e gjata.

–Qumështi. Rekomandohet konsumimi i një sasie të madhe qumështi. Kjo vlen për të gjithë personat që vuajnë nga osteoporoza (mungesa e kalciumit) duhet të pinë 4-5 gota qumësht në ditë.

-Dielli e ajri i pastër. Janë aleatët e tjerë për një formë të mirë fizike e për të gëzuar një shëndet sa më të mirë.

Çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar dhimbjet e reumatizmit

Për të vuajtur sa më pak, tani ka një mënyrë të re: “ekonomia artikulare”. Për pacientë të prekur nga sëmundje reumatike edhe veprimet më të thjeshta si: hapja e një dritareje, e një dere, mbathja e këpucëve, hapja e një shisheje etj., shkaktojnë një mbledhje të kyçeve, dhimbje që sjellin rrezikun e përkeqësimeve të mëtejshme. Por nuk janë vetëm barnat që përdoren për të lehtësuar dhembjet e të sëmurëve me reumatizëm. Ka edhe një mënyrë tjetër të quajtur “ekonomia artikulare”. Kjo metodë e re trajtimi është tërësia e një programi terapeutik dhe e mjeteve që u mundësojnë pacientëve të mësojnë përdorimin e duarve e këmbëve, duke shmangur sforcimet e tepërta të kyçeve. Kjo metodë bën parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të sëmundjes, si dhe rifitimin e funksioneve të humbura të gjymtyrëve. Gjestet që duhet të shmangni për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjeve reumatike. Mos e mbani kurrë çantën të varur në bërryl, por gjithmonë në shpatull. Mos mbathni kurrë këpucë me taka të larta, të ngushta, ose mjaft të holla. Kur shkruani, më mirë përdorni një laps ose stilolaps të trashë, në vend të ndonjë lapsi me përmasa normale. Kur ngrini një sërë pjatash, më mirë bëjeni këtë veprim duke i vendosur të tërë gishtat nën to, sesa duke e mbajtur gishtin tregues mbi to. Mjetet që ndihmojnë njerëzit që kanë probleme reumatike e vuajnë nga duart janë thika, çelës konservash, hapëse shisheje. Këto mjete lejojnë një hapje më të lehtë të tyre nga njerëzit që kanë probleme me duart. Ndërsa për ata që vuajnë nga “këmba e diabetit” ose ajo “reumatike” tani gjenden këpucë që përshtaten sipas këmbës. Ato kanë aftësinë të rishpërndajnë peshën e trupit mbi shputën e këmbës.

Faqe 15

Kurat popullore për reumatizmin
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale
Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet
Reumatizma është sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhimbje, me të therura dhe me ënjtje. Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet.
Shkaqet
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se, shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.
Këshillat

Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Në farmacitë bimore ekzistojnë bimë të Perëndimit që janë të shumta për sa i përket llojeve. Përzierja e bimëve, që tregtohet, është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula officinalis, që ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të. Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh, kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën, në pjesën ku ke dhimbje para se të vesh kompresën e lagur me Scheden Bitter. Për kompresë merret një garzë në madhësi të vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me këtë lloj tretjeje bimësh, më pas e vendos në vendin e dëshiruar dhe e mbështjell me qese najloni dhe e shtrin mirë në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të lagen apo ndoten rrobat, por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur nxehtësinë, sepse po depërtoi të ftohtit, atëherë kompresa duhet të hiqet sepse në vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështjellësh garzën me qese najloni edhe me një copë të leshit apo të pambuktë dy apo tre fish dhe ta lidhësh me ndonjë shami apo diçka elastike që të mos lëvizi kompresa.

Kwshillat e specialistwve pwr tw prekurit nga reumatizma

Mjeket përpiqen që t’u pakësojnë dhembjet pacienteve të tyre si dhe të parandalojnë ndonjë paralizë të mundshme. Zakonisht, ata përdorin barna antimalcim si aspirina, ushtrime fizike dhe deri në operim të kyçeve të deformuara për rregullimin apo edhe zëvendësimin e tyre me kyçe artificiale plastike apo prej ndonjë lëndë tjetër. Këshilla numër një e specialistëve është që, të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Ushtrimet fizike, shëtitjet dhe lëvizjet janë të këshillueshme për të sëmurët me reumatizëm. Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani. Gjithashtu dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë vitamina C dhe A.

Kurat popullore
1. Rëra, e në veçanti rëra e pastër, është tepër efikase për kurimin e reumatizmit. Këshilla numër një e specialistëve është që, të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Kura bwhet me ngrohjen e gjymtyrwve madje edhe tw gjithw trupit duke u mbuluar me rwrw tw nxehtw, nw bregdet ose nw breg tw lumit, dhe kjo vlen edhe pwr artritin reumatik. Kujdes! Ata qw vuajnw nga zemra dhe nga tensioni nuk u lejohet pwrdorimi i kwsaj kure.
2. Vaji i farës së zezë nxehet dhe me të duhet të fërkohet vendi i dhembjes me forcë, sikur fërkon kockën dhe jo lëkurën. Para gjumit, pi një lugë të vogël prej vajit të farës së zezë të ëmbëlsuar me mjalt natyral.
3. Ushtrimet fizike, shëtitjet dhe lëvizjet janë të këshillueshme për të sëmurët me reumatizëm. Pas një studimi t� kryer me 200 atlete, për 2 vjet studiuesit kanë dalë në një rezultat: sporti i bën mirë kockave. Disa ushtrimeve të kombinuara kanë treguar se sporti i bën mirë forcimit dhe kalcifikimit të kockave. Vihet re që njerëzit që nuk merren me sport kanë një shkallë të lartë plogështie e cila vjen si shkak i mosmarrjes me sport.
4. Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani.

Faqe 16
Pasojat e pwrdorimit tw ilaçeve antireumatizëm
Ilaçet antireumatizmale dëmtojnw cipën e stomakut dhe bwjnw mw tw lehtë krijimin e ulcerës
Përdoruesit e ilaçeve anti-inflamatore janë të rrezikuar 4 herë më shumë nga dëmtimet e mukozave

Ilaçet e përdora për qetësimin e dhimbjeve, sidomos atyre reumatizmale të kyçeve rrisin më shumë riskun e shfaqjes së ulcerës dhe komplikacioneve tjera si hemorragji, perforacion dhe vdekje. Prof.Dr.M.Enver Dolar, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Uludag, thotë se dhimbjet e kyçeve janë ndër arsyet më të shpeshta të cilat na çojnë tek doktori. Për këtë arsye, ilaçet (qetësuese të dhimbjeve reumatizmale) non-steroid anti-inflamator që mundësojnë një përmirësim simptomatik bëjnë pjesë në grupin e ilaçeve të rekomanduara më shumë në recetat mjekësore. Duke theksuar se në Amerikë shkruhen rreth 100 milionë receta, të cilat rekomandojnë ilaçet non-steroid anti-inflamatore dhe përdoren 40 miliardë tableta aspirine, pedagogu i degës së Gastroenterologjisë dhe sëmundjeve të brendshme në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Uludag pohon se në Amerikë ka më shumë se 14 milionë, ndërsa në botë 300 milionë të sëmurë që përdorin rregullisht ilaçet non-steroid anti-inflamatore. Ai deklaroi se tek përdoruesit e këtyre ilaçeve non-steroid anti–inflamator rritet risku i krijimit të ulcerës dhe komplikacioneve tjera.

Efektet
Tek 25 për qind e të sëmurëve që përdorin ilaçet non-steroid anti-inflamator shihen efekte anësore në sistemin gastrointestinal. Gjithashtu, Dr.Dolar, tha se këto lloj ilaçesh mund të bëhen shkak për shfaqjen e sëmundjeve si kolit, hemorragji, ulcerë në sistemin e poshtëm gastrointestinal. Duke shpjeguar domosdoshmërinë e ndërprerjes së menjëhershme të ilaçeve në 10% të të sëmurëve tek të cilët shihen efekte anësore të sistemit gastrointestinal, Dr.Dolar shprehet se në 10-15% të të sëmurëve që përdorin vazhdimisht ilaçe non-steroid anti-inflamator shfaqen ulcera gastro-duodenale. Dhe afërsisht 3% e të sëmurëve të këtij grupi preken dhe nga hemorragjia dhe perforacioni. Përdoruesit e ilaçeve non-steroid anti-inflamatore janë të rrezikuar 4 herë më shumë nga dëmtimet e mukozave, 3 herë më shumë nga hemorragjitë gastrointestinale dhe 6 herë më shumë nga perforacioni. Në analizat e bëra endoskopike është parë që përdoruesit e ilaçeve non-steroid anti-inflamator rrezikohen dy herë më shumë se të sëmurët me gastrit duodenal. Afërsisht 50-60% e personave që kalojnë një hemorragji të sistemit të sipërm gastrointestinal përdorin ilaçe non-steroid anti-inflamator brenda javës së fundit.

Shenjat
Duke theksuar se tek të moshuarit nuk shihen simptoma tipike të ulcerës, Prof.Dr.M.Enver Dolar, pohon se shenja e pare e 50% të ulcerave të shkaktuara nga ilaçet non-steroid anti-inflamator është hemorragjia, ndërsa tek 60% e të sëmurëve që kalojnë një ulcerë kërcënuese për jetën vihet re një përdorim i ilaçeve non-steroid anti-inflamator. Ilaçet non-steroid anti-inflamator rrisin dhe riskun e zhvillimit të ulcerës peptike. Dr.Dolar thotë se tek 30% e personave që i marrin rregullisht këto ilaçe shfaqet një ulcerë aktive, ndërsa përdorimi për një kohë të gjatë i steroideve rrit edhe më shumë riskun e ulcerës tek personat që kanë vuajtur edhe më parë nga ajo, por ky risk nuk lidhet shumë me ilaçet non-steroid anti-inflamator. Ilaçet non-steroid anti-inflamator që shkrihen në ujë (aspirina) kanë efekte më të forta. Në shumicën e ilaçeve non-steroid anti-inflamator ka pak përbërje acidi të dobët i cili nuk mund të jonizohet në mjedisin acidik të stomakut. Përdorimi i shpeshtë i ilaçeve si aspirina, qetësuesit e dhimbjeve dhe veçanërisht ilaçet antireumatizmale dëmton cipën e stomakut dhe lehtëson krijimin e ulcerës. Dr.Dolar gjithashtu thotë se: “Kur ilaçet non-steroid anti-inflamator përdoren në mënyrë sistematike, klinikisht mund të krijojnë ulcera shumë të thella. Prostaglandinët parandalojnë efektet anësore që mund të shkaktojnë ulcerë të ilaçeve non-steroid anti-inflamator. Mundësia e krijimit të ulcerës nga antikoret Prostaglandin është më e madhe se mundësia e parandalimit të ulcerave të shkaktuara nga ilaçet non-steroid anti-inflamator prostaglandin analoge”. Efektet akute të shkaktuara nga ilaçet non-steroid anti-inflamator janë erozione sipërfaqësore të mukozës dhe hemorragji. Dëmtimi vihet re menjëherë dhe brenda pesë ditëve përfshihet e gjithë mukoza. Nëse personi vazhdon të marrë këto ilaçe, atëherë duke hyrë në punë mekanizma e adaptimit gastritit mund të heqë dëmtimin e mukozës. Fenomeni i adaptimit realizohet me rritjen e shumimit të qelizave të mukozës dhe rregullimin e qarkullimit të gjakut. Nëse procesi i adaptimit nuk është i mjaftueshëm, klinikisht tek disa të sëmurë shfaqet ulcera.
Reumatizma nuk prek vetëm të moshuarit
Kur një person preket nga reumatizma, do të thotë se sistemi imunitar i organizmit ka filluar të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Një studim i ri i kryer nga qindra amerikane për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor per ata që punojne. Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Reumatizma apo Arthritis, është një prej shkaktarëve kryesorë të paaftësisë në Shtetet e Bashkuara. Prej saj preken rreth 46 milionë amerikanë. Shumë vetë e mendojnë reumatizmin si kufizuese të veprimtarive për të moshuarit. Por një studim i ri i kryer nga qendra për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor edhe për ata qe punojnë. Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Për shembull, paaftësia si pasojë e kësaj sëmundjeje prek 25 për qind të personave të aftë për punë në shtetin Nevada, ndërsa në Kentaki kjo shkallë arrin në 50 për qind. Personat që kryejnë punë të njëjtë si sekretaret që përdorin vazhdimisht makinë shkrimi ose punëtorë të industrisë mekanike e të tjerë janë më shumë në rrezik të preken nga reumatizma pasi çdo ditë kryejnë të njëjtat lëvizje të sforcimit të kyçeve të gishtave ose duarve. Shkencëtarët thonë se orare të ndryshme pune, mjedise të përshtatshme pune dhe nxitja e kryerjes së ushtrimeve fizike mund t’i ndihmojnë këta njerëz të ndjejnë më pak dhimbje.

FAQE 17

Problemet që sjell artriti reumatik
Bimët mjekësore që përdoren për kurimin e artritit
Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat
Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik (angl. rheumatoid arthritis) është një sëmundje malcuese që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka ndejtur në vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keqvendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë. Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat.
Moshat
Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të.
Barnat
Sipas mjekësisë, artriti reumatik mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por edhe mund të fshihet nga një kohë në tjetrën. Mjekët përpiqen që t’u pakësojnë dhembjet pacienteve të tyre si dhe të parandalojnë ndonjë paralizë të mundshme. Zakonisht, ata përdorin barna anti-malcim si aspirina etj, ushtrime fizike dhe deri në operim të kyçeve të deformuara për rregullimin apo edhe zëvendësimin e tyre me kyçe artificiale plastike apo prej ndonjë lënde tjetër. Për përcaktimin e sëmundjes kthehesh te doktori specialist reumatolog, dhe ai të përshkruan ilaçet dhe këshillat e nevojshme, të cilat nëse përdoren përkrah kurave popullore të mëposhtme.
Bimë mjekësore dhe këshilla të posaçme për artritin reumatik
1. Hithra (Bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim.) Hithra përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmit është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thellësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.
2. Rigoni. Të gjithë i njohin vlerat e rigonit në gatim. Jo vetëm kaq, përveç shijes aq të mirë që u jep ushqimeve, është dhe mrekullia që bën kjo bimë edhe në mjekësinë popullore. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Gjethet të jenë tharë në mjedis të mbyllur dhe të jenë grimcuar, pasi në këtë mënyrë vlerat e bimës nuk humbasin. Gjatë mbledhjes duhet pasur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje. Për përgatitjen e çajit të rigonit, merr një lugë gjelle nga gjethet e tij të thara dhe i hedh në një gotë, pastaj në atë gotë hedh ujë të vluar dhe e lë 15 min. Pastaj e kullon dhe e pi, dy herë në ditë.

3. Farat e lules se diellit për vetë përmbajtjen e tyre, kanë veti anti-malcuese të kyçeve, më të fortë se ilaçi i njohur me emrin “Ibuprofen”. Përvetësimi i 250 gram fara lule dielli është e barabartë me efektin e ilaçit me të mirë anti-malcues të kyçeve.

4.Qershia përmban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjësues dhimbjesh ndërsa i dyti zvogëlues malcimi. Ngrënia e disa kokrrave në ditë do të mjaftonte, qoftë edhe të konservuara.

5. Ngrenia e peshkut dhe e vajit të peshkut bën dobi në kurimin e malcimit të kyçeve.

6. Gjethet dhe degët i “fierit” përdoret gjithashtu për kurimin e përdhesit (cermës) dhe reumatizmit. Pasi i pret degët e fierit në copa të vogla, i vendos mbi vendin e dhembjes dhe i lidh me një copë apo fasho. Në fillim dhembjet do të shtohen, por për një kohë të shkurtër ato do të eliminohen totalisht. Duhet pasur parasysh se fieri është dy llojesh: mashkull dhe femër. Fieri mashkull nuk ka gjethe, as degë, as lule dhe as kokrra, ndërsa fieri femër i ka këto dhe ky është për qëllim në këtë kurë.

7. Elimino lëvizjet apo qëndrimet që i shtojnë lodhjet kyçeve. Mos qëndro gjatë dhe pa lëvizur në një pozicion. Planifiko që me parë për shëtitjet dhe aktivitet e ndryshme dhe bëje jetën sa më të thjeshtë që të mundesh, sepse tensionet ndikojnë negativisht në sëmundjen tënde. Mos e lodh trupin dhe aq me tepër kyçet.

8. Dieta dhe ushtrimet: Nwse keni artrit reumatik ju mund të humbni edhe oreksin ndoshta. Mund të ndjeheni të dobët dhe të pafuqishëm. Por për të ruajtur shëndetin tuaj dhe për ti mos lejuar simptomat që të përparojnë, ju duhet të mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe të bëni ushtrime të lehta. Përpiquni të hani shumë fruta dhe perime. Përpiquni të shmangni dhjamëra, gjalp, qumësht të paskremuar, mish vici, derri, lope qingji. Duhet të hani me shumë peshk. Gjithashtu mund të hani pulë dhe gjeldeti. Përpiquni të konsumoni ushqime me pak kalori sepse kështu do të bini nga pesha që në fakt bën që të ulet pesha që duhet të përballojnë kycet tuaja. Ju duhet të merrni rregullisht vitamina sepse sëmundja juaj ju bën deficitar në disa lloj vitaminash si p.sh: Vitamina D, që është shumë e rëndësishme për kockat. Gjithashtu duhet të merrni edhe kalcium.
Faqe 18-19
Dhimbjet e shpinës, kurat për trajtimin e sëmundjes
Piperi i kuq, shelgu dhe mendra janë bimët që kurojnë këtë sëmundje
Shumë dhimbje të shpinës trajtohen pa nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale
Rreth tre në katër njerëz vuajnë nga kriza dhimbjesh të shtyllës kurrizore, por shpesh këto kriza kalojnë lehte e nuk lënë pasoja, prandaj këshilla më e mirë është të jeni aktiv dhe të bëni aktivitetet normale e të përditshme sa më shumë të jetë e mundur. Shtylla kurrizore përbëhet nga disa kocka të quajtura vertebra, të cilat kanë formë rrethore dhe ndërmjet tyre vendoset disku, i cili përbëhet nga një material që i jep shpinës elasticitet dhe fleksibilitet. Vertebrat lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet ligamenteve të forta, duke i dhënë shpinës fortësi e mbështetje. Shpina rrethohet nga muskuj të shumtë që shpeshherë krijojnë dhimbje në shtyllën kurrizore. Palca kurrizore, e cila përmban nervat që vijnë nga truri, mbrohet nga shtylla kurrizore. Gjithashtu, nga palca e kurrizit dalin dhe nervat spinal që marrin informacionin nga pjesë të ndryshme të trupit.
Llojet

Dallojmë dhimbje akute dhe dhimbje kronike. Shumica e dhimbjeve akute të shpinës vijnë si pasojë e traumave në pjesën e poshtme të shpinës apo i çrregullimeve si artriti. Ato zgjasin nga disa ditë deri në disa javë. Dhembja nga traumat shkaktohet kryesisht nga dëmtimet sportive, punët e ndryshme rreth shtëpisë apo të kopshtit, tronditjet e papritura, si aksidente me makinë apo shtypje të ndryshme të ushtruara në kockat e indet e shtyllës kurrizore. Simptomat variojnë si dhimbje muskulore, kufizim të fleksibilitetit e amplitudës së lëvizjeve, deri në pamundësi për të qëndruar drejt. Ndërsa dhimbje kronike e shpinës është ajo kur dhimbja zgjat më shumë se tre muaj. Zakonisht ajo është progresive dhe e vështirë për t’u përkufizuar.
Trajtimi

Shumë dhimbje të shpinës mund të trajtohen pa nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale. Trajtimi përfshin përdorimin e lehtësuesve për të ulur dhimbjen dhe të barnave antiinflamatore për të ulur inflamacionin. Qëllimi i trajtimit është të riparojë funksionin e duhur dhe të forcojë shpinën, por edhe të parandalojë rishfaqjen e dëmtimit. Gjithashtu, kompresat e ftohta e të ngrohta ndihmojnë për të ulur dhimbjen dhe inflamacionin, si dhe të lejojnë një lëvizshmëri më të lartë. Ndërsa regjimi i shtratit, në shumicën e rasteve, rekomandohet vetëm për 1-2 ditë, sepse ushtrimet janë një rrugë mjaft efektive për t’u shëruar nga dhimbjet e shpinës dhe për të forcuar muskujt e shpinës e të abdomenit (barkut). Në disa raste mjaft serioze të dhimbjeve të shpinës, ndërhyrja kirurgjikale mbetet zgjidhja më efektive, sidomos në rastet e dëmtimeve muskulo-skeletike.

Cila është ecuria e sëmundjes

Në shumicën e pacientëve dhimbja e shpinës shërohet pa ndonjw humbje të funksionit, por në disa raste është e nevojshme të kontaktojmë me mjekun nëse nuk kemi ulje të dukshme të dhimbjes apo inflamacionit pas 72 orësh të trajtimit shtëpiak e vetjak. Dhimbjet shkaktohen nga mosfunksionimi i duhur i mekanizmave trupor apo edhe për shkaqe jo traumatike. Ju nuk duhet të angazhoheni në ushtrime tronditese apo sforcuese. Këshilloheni të mbani drejtimin e duhur të shpinës si dhe veprime të tjera që ndihmojnë për të parandaluar dëmtime të ndryshme. Shumë dëmtime që lidhen me punën shkaktohen nga peshat e rënda, vibrimet, lëvizjet përsëritëse apo qëndrimet jo korrekte.
Shkaktarë të tjerë të dhimbjes së shpinës janë:

Artriti (inflamacion i artikulacionit të shtyllës kurrizore), ku një formë e zakonshme e tij është osteoartriti, një formë që ndodh te njerëzit e moshuar.
Spondialtroza ankiloze është një formë tjetër e artritit, e cila mund të ndodh te të rinjtë dhe shkakton dhimbje të shpinës. Disa shkaqe tjera, jo të zakonshme, janë anomali strukturore kockore, tumore, apo shtypja që shkaktohet nga indet fqinje, të cilët shkaktojnë dhimbje të shpinës.

Fakte lidhur me dhimbjet e shpinës

Dhimbjet akute, përkatësisht, dhimbje që zgjasin disa ditë deri disa javë, shërohen sërish spontanisht dhe nuk kanë nevojë për sqarim, në veçanti s’kanë nevojë për radiografi ose për tomografi kompjuterike (CT ose MRI). Në rastin e dhimbjeve akute të shpinës, mund të ndihmojnë medikamentet, fizioterapia, trajtimi manual ose kiropraktik, shpesh shqetësimet kalojnë edhe pa marrë ndonjë masë. Në rastin e dhimbjeve akute të shpinës vetëm në raste të jashtëzakonshme duhet të rrini në shtrat. Është e rëndësishme që sa më parë t’u riktheheni aktiviteteve të përditshme. Mjekun tuaj familjar duhet ta vizitoni para së gjithash atëherë kur dhimbjet akute të shpinës rrezatohen në këmbë ose kur atyre u shtohen në formë përcjellëse ca simptoma për ju të paqarta, si: temperatura, dhimbje të rrezatuara në bark ose kraharor. Dhimbjet e shpinës që zgjasin shumë javë (kalimi në dhimbje kronike) kanë nevojë për sqarim mjekësor. Vizitojeni mjekun tuaj familjar, ai do të japë sqarime plotësuese (për shembull radiografinë) dhe do t’ju udhëzojë eventualisht për te specialistët e aparatit lëvizor (reumatologu/ ortopedi).
Në radiografi shpeshherë vërehen ndryshime degjenerative ose dëmtime të disqeve ndërunazore që s’kanë vlerë patologjike dhe i takojnë procesit normal të plakjes. Mjete çudibërëse për trajtimin e dhimbjeve kronike të shpinës nuk gjenden. Mos u besoni këshillave tepër optimiste. Lejoni të këshilloheni mirë nga mjeku juaj familjar ose nga mjeku specialist. Shpesh ka nevojë për ndërhyrje të ndryshme speciale për të arritur te një lehtësim. Shumë të këshillueshme janë programet rehabilituese interdisiplinare ambulatore ose stacionare. Operacionet në shtyllën kurrizore janë të nevojshme vetëm në raste të rralla. Përpiquni që me gjithë dhimbjet kronike te shpinës të mbeteni aktiv. Ruajtja (kujdesi i tepruar) të çon drejt dobësimit të muskulaturës dhe të shumtën i shton akoma më shumë dhimbjet. Rehabilitimi nënkupton “të rikthesh shprehitë” dhe jo të ruhesh.

Si mund ta përcaktojmë tipin e dhimbjes që kemi
Dihet që shumica e dhimbjeve të shpinës zhvillohen papritur dhe janë dhimbje të thjeshta, kështu që shumica e tyre kalojnë shpejt dhe me trajtim shtëpiak. Por, megjithatë, në raste të dyshimta duhet t’i adresoheni mjekut, sidomos kur ju keni këto simptoma:

-Dobësi muskulore të ndonjë muskuli të këmbës;
-Mpirje (mungesë të ndjeshmërisë) në pjesën e të ndenjurave, të këmbës apo shputës;
-Probleme me fshikëzën e urinës apo zorrën, si për shembull, humbja e kontrollit;
-Humbje peshe apo kur gjendja e përgjithshme nuk është shumë e mirë.

Dhimbja zhvillohet gradualisht dhe me kalimin e kohës ajo keqësohet, kjo sidomos në rastet me shkaqe si tumore, artrite, SIDA etj. Mjeku juaj duhet të jetë në gjendje të diagnostikoje nëse dhimbja është e thjesht apo është me origjinë nervore, nëpërmjet përshkrimit të dhimbjes, por edhe nëpërmjet ekzaminimit. Kështu radiografitë apo skaneri nuk e ndihmojnë mjekun dhe nuk tregojnë ndonjë anormalitet nëse kemi “dhimbje të thjeshtë të shpinës”. Por këto ekzaminime mund të jenë të nevojshme kur dhimbja me origjinë nervore zgjat dhe është e fortë ose nëse dyshohet për ndonjë anomali tjetër strukturore. Këto këshillohen nga mjekësia shkencore për dhimbjet e shpinës, dhe ato duhen pasur parasysh nga të sëmuret me dhimbje shpine dhe duhet t’i dinë e t’i mësojnë ato. Në vijim po përmendim edhe disa kura popullore që përdoren për dhembjet e shpinës.
Disa prej kurave popullore që rekomandohen
1. Piperi i kuq
Piperi i kuq përmban Capsaicin, një lëndë e cila përdoret për prodhimin e disa ilaçeve që përdoren për dhimbjet e shpinës. Merr një sasi piperi të kuq e djegës të bluar imët, dhe e përzien me krem vazeline deri sa kremi të marre ngjyrë të kuqe, pastaj fërkon vendin e dhimbjes me të. Pas përdorimit duhen larë duart dhe duhet pasur kujdes që kjo përzierje të mos shkojë në sy sepse i dëmton. Në fillim lyen vetëm një pjesë të vogël në vendin e dhimbjes, pastaj pret pak se mos shkaktohet ndonjë alergji, sepse disa njerëz kanë alergji nga Capsaicin. Nëse nuk ndodh asnjë lloj alergjie, atëherë vazhdon dhe lyen të gjithë pjesën e dhimbjes, e nëse ndodh alergji, ndalo menjëherë nga përdorimi i kësaj përzierje.
2. Shelgu
Shelgu konsiderohet aspirina natyrale për përmbajtjen e tij dhe është përdorur si ilaç popullor që në kohët e vjetra. Mënyra e përdorimit është që të merret një lugë nga lëkura e shelgut dhe hidhet në një gotë ujë të ziejë. Lihet të ziejë për 10 minuta, pastaj kullohet dhe pihet një gotë në mëngjes dhe një në darkë. Po kështu, lëkura e shelgut e bluar mund të përzihet me vazelinë dhe me të të lyhet vendi i dhimbjes. Por ata persona që kanë alergji ndaj aspirinës, kanë gjithashtu alergji ndaj shelgut dhe ata nuk duhet ta përdorin atë.
3. Mendëra
Mendra përmban “menthol” dhe “kamfur”, dy përbërës të cilët përdoren në prodhimin e disa ilaçeve për dhimbjet e shpinës, kështu që këshillohet përdorimi i saj në gjellë dhe në çaj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s