Veprimtarit ekonomike

Bujqësia deri   nga vitet 70-ta paralel me blegtorinë dhe kurbetin ka qënë veprimtari ekonomike dominante ndër banorët e këti fshati, për të siguruar egzistencën. Për këtë kanë qënë të angazhuar të gjithë familjarët, duke filluar që nga të miturit preh moshës 8-vjeçare, gratë, burrat dhe pleqtë. Ky angazhim me punët bujqësore ka qënë aktiv në gjith stinët e vitit por me një intensitet më të madh gjatë stinës së pranverës dhe të verës, kur fshati dhe fusha vëlonin nga si një kosh blete. Atëher toka punohej me mjete primitive. Lavrohej me qe dhe kuaj dhe me parmend. Korreshin dhe të lashtat ( gruri, thekri, tërshëra, elbi, graori etj). Barishtat nëpër livadhe dhe vende të tjera kositeshin me kosë dore. Ndërsa misri priteshte me drapër. Fusha e cila mbillej me një sipërfaqe prej më se 500 h kultivonte të gjitha bimët lavërtare si: grurin, elbin, tërshërë, thekër, urofi, graor, duhan, patate etj. dhe perimet si: domatja, speci, qepa, lakra etj. Deri në vitin 1957 deri atëher kur u ndërtua sistemi i kanalizimit për ujitje kultivoheshte misri dhe grosha në sipërfaqe më të vogla për shkak të mungesës së ujit për ujitje. Për atë kultivohështe një lloj misri që quheshte Shingjin, i cili nuk kërkonte ujë dhe bëheshtë edhe nëpër viset e thata.

Të gjitha prodhimet bujqësore nga fusha barteshin lartë në fshat me qerre qesh prej druri dhe me kuaj samari . Të gjitha aktivitetet bujqësore zhvilloheshin nëpër lëmenjtë që ishin atëher nja 20 sosh, të vendosur në dy brigjet dhe ndonjë tjetër nga mesi i fshatit.

Pra me fjalë të pakta në këtë vend ka pas kushte të volitshnme për shumë kultura bujqësore, kështu në pjesën veri-lindore të fshatit janë ofruar kushte për kultivimin e hardhisë së rrushit. Në kohën e kolekivizimit (1951) u ngritën disa dhjetra hektar të vreshtave, mirë po pas prishjes së kolektivitetit ato iu këthyen pronarëve të më parshëm të tokave dhe nga vitet 90-ta nga mos kujdesia e madhe e këtyre pronarëve at u zhdukën për gjithmon. Kështu hardhia e rrushit nuk prodhohet më në as një vënd të fshatit. Mund të haste vetëm si pemë dekorative-pjergulla para oborreve të shtëpive.

Pemteria në të kaluarën shum pak ka qënë e kultivuar. Mirë po pas viteve70-ta u bë kultivimi i disa pemëve si: molla, dardha, kajsia, qershia e të tjerë në sipërfaqe të konsiderueshme. Ndërsa sot po thuaj se ajo nuk kultivohet. Aty këtu mund të shohish nëpër kopshtet ndonjë dru peme, që mbahen më tepër si pemë dekorative se sa për ndonjë prodhim.

Pas viteve të 70-ta bujqësia fillon të zhvillohet me një intenzitet më të shpejtuar dhe bujqësinë ekstensive dal ngadalë e zëvendëson ajo intensive. Gjatë kultivimeve të prodhimeve bujqësore u ndërmorën edhe shumë masa agrokteknike që bëri mjaft për ngritjen e rendimenteve si në kualitetin dhe kualitetet të këtyre prodhimeve. Ky zhvillim permanent arriti deri nga vitet e 90-ta. Që prej asaj kohe e këtej ajo do të pësoj një stangim të vërtetë. Ky shtangim filloj të ndiheshte edhe më parë, si pasojë e asaj që kurbeti mori një hov të madh, dhe njerëzit me të madhe fillojnë ta braktisin tokën duke parë levërdinë nga kurbeti e jo nga prodhimet puqësore.

Si pasojë e mungesës së krahut të punës dhe mos parja e prespektivave për të ardhmen e kësaj veprimtarie, koheve të fundit toka ka mbet e mjeruar dhe e braktisur krejtësisht. Arat e braktisura janë shëndruar në ambullishta ku rriten vetëm ferrat dhe bari i keq.

Blektoria

Kjo veprimtari ekonomike ka qënë shumë e rëndësishme për mirëqënien ekonimike të banorëve të këti fshati. Për këtë kanë egzistuar dhe kushtet të volitshme për të egzistuar kjo veprimtari ekonomike si: kullosa të mira kodrinore dhe fushore. Ajo ka qënë drejt për drejt e varur dhe e kushtëzuar nga bujqësia dhe anasjelltas.

Deri në tharjen e kënetës kushtet për kultivimin e bagëtisë së trashë si: lopa, gjedhe, kuaj, buallica etj kaqë qënë më të mira. Në atë kohë ka pasur edhe persona të caktuar që çonin bagëtinë e numërt të asaj kohe të kullosin në Meran e atëhershëm. Në ato kohë kultivoheshin më tepër lopë të racës së vogël që quheshin Bushë. Kjo vlen edhe për racën e dhenve. Më vonë bëhet edhe kryqëzimi i tyre duke i zëvendësuar me lloje të racave tjera që jepnin rendimet të prodhimit më të madh si të qumështit ashtu edhe të mishit. Edhe kushtet tjera, si vendosja e tyre nëpër shtalla të përshtatshme përmirësimi i ushqimit etj bënë që në dy dekadat e fundit dukshëm të përmirësohet fondi blektoral, si në kualitet dhe kuantitet. Kështu në ato kushte një lopë ipte rendimente të mëdha me 25 l qumësht, kurse një dem (mëzat) lëshonte edhe 300 kg mish. Numri i fshatarëve që merrej me këtë veprimtari ishte bukur i madh. Çdo   njeri kultivonte (mbante) deri në 5 e më tepër kafshë të trasha. Gjatë muajve të verës për mungesë të kullosës së mjaftuëshme dhe vapës, tufat e dhenve i çonin në stane në vise më të larta si në Belicën e Sipërme.   Atje bënin dhe përpunimin e qumështit që mandej këta prodhime t’i shesin nëpër tregjet e Strugës, Ohrid ose t’i shisnin atyre që më parë i kishin porositur. Jeta në cdo familje ishte e shumë e begatshme me të gjitha prodhimet e qumështit.

Por duke filluar që nga vitet e 80-ta e deri më sot blegtorinë e gjeti i njëjti fat si ai bujqësisë. Kurbetqarët dhe të rinjtë braktisën tokat e plleshme, njëherit braktisën edhe blektorinë. Fondi i numrit të madh i bagëtisë sot është vetëm një ëndërr e së kaluarës. Për këtë vetëm më të moshuarit kujtohen me një nostalgji, ofshamë dhe dhimbje. Kurse të rinjtë, sidomos të rejat as që duan të dëgjojnë se më parë paska qënë kështu apo ashtu edhe pse shumica deri atëherë janë marrë me bagëti.

Leave a comment