Në Zvicër, u mbajt protesta kundër diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni


Ne sheshin Helvetia të Bernës është mbajtur një protestë kundër dhunës që po ushtrohet në Maqedoni, ndaj popullit shqiptar. Protestuesit po ashtu dënuan çfarëdo dhune tjetër që po ndodhë në Maqedoni dhe kërkuan sa më parë të zbulohen aktorët e tillë.
Ata shprehën keqardhje edhe për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas dhe apeluan te qeveria e Maqedonisë që të mos nxisë eksese dhe të mos ngjallë urrejtje ndërmjet popujve, veçmas kundër popullit shqiptar.
Grupi i të rinjve shqiptarë, që u identifikua si organizator i protestës, përmes një note të protestës që iu dërgua Ambasadës së Maqedonisë në Bernë, kërkoi t`i jepet fund dhunës ndaj shqiptarë, të ndalet menjëherë bastardimi i gjuhës shqipe, vrasjet policore, diskriminimi ndaj shqiptarëve dhe racizmi i hapur që po shprehet nëpër fushat sportive nga pjesëtaret maqedonas,transmeton Albinfo.

Leave a comment