Barça fiton “El Klasikon”


Skuadra e Barcelonës ka vazhduar serinë e rezultateve të mira në takimet e ndërsjella me rivalin kryesor për titullin e kampionit Real Madrid, duke e mposhtur në “Santiago Bernabeu” me rezultat 3:1, ndonëse vendësit ishin të parët që kaluan në epërsi.

Futbollistët e Real Madridit erdhën në epërsi shumë më shpejt se sa që ndoshta kishin pritur dhe atë madje në sekondën 21 me golin e njërit prej sulmuesve më të rrezikshëm të madrilenëve, Benzema.

Goli i hershëm i madrilenëve nuk tronditi të përzgjedhurit e Pep Guardioal, të cilët organizuan disa sulme të rrezikshme, por futbollisti më i mirë në botë, argjentinasi Lionel Mesi nuk u tregua preciz para portës kundërshtare.

Trajneri i Realit, Hoze Murinjo kishte kërkuar para takimit presion para portës kundërshtare, taktikë kjo të cilën të përzgjedhurit e tij arritën ta zbatojnë në pjesën më të madhe të kohës dhe përmes kundërsulmeve të rrezikshme tentonin të dyfishonin epërsinë.

Në një kundërsulm të tillë Ronaldo ka mundur shumë lehtë të ngritë epërsinë në 2:0, por goditja e tij nuk ishte precize.

Humbja e rasteve iu hakmor skuadrës nga “Santiago Bernabeu”, pasi që mysafirët përmes një kundërsulmi barazuan shifrat 1:1, me golin e Sançez në minutën 30.

Dominimi i katalonasve në takimet me Real Madridin në vitet e fundit u dëshmua në pjesëlojën e dytë, kur ndodhi kthesë e vërtetë. Mysafirët shokuan serish tifozët e madrilenëve, duke ardhur në epërsi me golin e Ksavi në minutën 53.

Kur pritej që të përzgjedhurit e Murinjos do të arrinin të barazonin shifrat, Fabregas shënoi golin e tretë në minutën 66, duke vulosur fitoren e madhe të katalonasve, të cilët tash janë barazuar me pikë në krye të renditjes tabelare me Real Madridi, por Barça ka një ndeshje më tepër të zhvilluar.

Deri në fund të takimit futbollistët vendës nuk arritën të rikthejnë rezultatin, duke pësuar në këtë mënyrë humbje para shikuesve të vet, e cila mund të ndikojë në rrjedhën e mëtejme të kampionatit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s