Bota ndalet per Real- Barça, 500 milione ndjekin “El Clasico”


Nesër vjen sfida mes dy superfuqive, aq afër gjeografikisht, por aq larg futbollistikisht, në ideologji e kulturë

Messi-ronI

Bota është gati të ndalet për të ashtuquajturën “ndeshja e jetës” në ‘Bernabeu’: Real kudër Barcelonës. Nesër mbrëma do të jenë plot 500 milionë të pasionuarit, që do të vendosën para televizorit për të ndjekur “El Clasico”-n numër 7 të këtij viti 2011, që është i parë për këtë sezon të Ligës spanjolle. Në total do të jetë përballja numër 216 e historise dhe e 164-a e Ligës spanjolle.
Një ndeshje, që mund të vendosë fatin e dy ekipeve, të cilat për momentin cilësohen si më të fortat e planetit. Një sfidë, mes dy superfuqive, aq afër gjeografikisht, por aq larg futbollistikisht, në ideologji dhe kulturë. Një duel i ri mes Messit e Cristiano Ronaldos, edhe në prizmin e “Topit të Artë”. Një tjetër betejë pas “pesëshes” së famshme dhe sherreve të sezonit të kaluar. Luftë e re dhe vibruese midis dy “magjistarëve”: Pep Guardiola e Jose Mourinho. Dy mjeshtra të aftë për të ndezur dy shkolla, sa spektakolare, edhe të ndryshme, që edhe një herë kanë zgjedhur dy mënyra diametralisht të kundërta për të përgatitur takimin.
Katalanasit i ka dhënë 53 orë pushim të tijëve, kurse “Special One” befason duke vendosur të mos prezantohet në konferencën e shtypit para ndeshjes, ku ka lënë zëvendësin Aitor Karanka. Një gjetje jo e re, por që ka shkaktuar polemika të mëdha në Spanjë. Faktikisht duket se në këtë mënyrë, portugezi dëshiron të tërheqë mbi vete të gjithë vëmendjen dhe tensionin e një pragu stresues, duke çliruar mendjen e lojtarëve të tij. Reali i ri është i pari në kampionat me një diferencë +6 nga rivalët direktë (katalanasit, -1 ndeshje) dhe një sukses, përveçse do të fiksonte rekordin e ri të fitoreve radhazi (aktualisht janë 15, sa Reali i sezonit 1960/61 me Miguel Munoz në stol), mund t’i japë edhe një shkundje të rëndësishme renditjes. Mou e di shumë mirë dhe prandaj, ky “El Clasico” mund të jetë vërtet një kthesë e rëndësishme e sezonit. Madrilenët do të kenë një tjetër rast për të thyer tabunë që s’i sheh kurrë fitues ndaj Barcelonës në 6 sfidat e kampionatit (5 humbje e 1 barazim). Kurse Barcelona do të kërkojë thjeshtë të konfirmojë trendin e viteve të fundit, kur ka qenë thuajse një lojë fëmijësh për të nënshtruar Realin. Ndonëse këtë herë, të besuarit e Guardiolas nisen në disavantazh, paksa edhe psikologjik.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s