Shpiket lëkura që nuk e shpon as plumbi


Peri i cergave të merimangës mund të përdoret për të prodhuar jelekë të blinduar, që të ‘mbrojnë nga plumbi’. Prodhimi i këtyre jelekëve tanimë po eksperimentohet dhe është në rrugë të mbarë, por shkencëtarët kanë një qël1im tjetër…

Me ndihmën e perit të merimangës, ata duan ta bëjnë vetë lëkurën e njeriut të fortë sa të mos e shpojë plumbi dhe të mos ketë nevojë për të veshur jelek. Vërtet, çfarë do
të ndodhte sikur gjenet e merimangave të bëheshin pjesë e gjenomit tonë njerëzor dhe lëkurën të mos e shponte dot as plumbi, as thika, as bajoneta?

Eksperimente me gjenome njerëzore tani për tani nuk mund të bëhen, pasi është e ndaluar me ligj ndërkombëtar, prandaj shkencëtarët filluan ta sintetizojnë materialin në kushte laboratorike. Mirëpo, ku do të gjendet gjithë ajo sasi cergash merimange? Kësaj pyetjeje i dhanë përgjigje gjenetistët amerikanë, të cilët mundën të siguronin gjene merimangash në ADN-në e dhive, gjë që premton se cergën e merimangës mund ta prodhojmë nga qumështi i dhisë.

Të njëjtën teknologji përdorën ata pastaj për prodhimin e fijeve të mëndafshit. Mbeti puna vetëm për të gjetur një makinë që të tirrte nga këto fije për pëlhurën antiplumb: U deshën gjashtë muaj punë për të shfrytëzuar insektet e modifikuara dhe për të prodhuar pajisjet përkatëse dhe … pëlhura antiplumb ishte gati!

Kjo po ndodh për herë të parë në botë. Cerga e merimangës endet në tezgjah si fill i zakonshëm dhe mund të prodhohet nga ky fill një material pesë herë më i fortë se çeliku dhe shumë herë më i fortë se sa kevlari, me të cilin prodhohen tanimë jelekët antiplumb.

Etapa tjetër është transplantimi i kësaj pëlhure në pjesën e jashtme të lëkurës së njeriut dhe, edhe pse mund të shëmtohet deri diku lëkura e tyre, kanë dalë me mijëra vullnetarë. Nga pikëpamja shkencore tanimë po studiohet se si mund të reagojë lëkura e njeriut ndaj një transplantimi të tillë. Po kështu, kjo lëkurë e fortë mund të përdoret edhe për të zëvendësuar lëkurën e njerëzve në rastin e djegieve dhe dëmtimeve të tjera.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s