Nesër i jepet lamtumira e fundit kick-boksierit Besim Kabashi



Nesër në Gurrakoc të Istogut do të mbahen homazhet dhe ceremonia e varrimit të kick-boksierit Besim Kabashi, i cili ndërroi jetë ditë me parë në Gjermani.

Këshilli për ceremoninë e varrimit të Besim Kabashit, që kryesohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në përbërje me anëtarë të Federatës së Kick-Boksit të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gazetarëve të sportit, komunës së Istogut dhe anëtarë të familjes Kabashi, njofton se homazhet fillojnë nga ora 12:00 në shkollën fillore “Martin Camaj” në Gurrakoc, ndërsa ceremonia e varrimit bëhet në ora 15:00, në varrezat e fshatit.

Të premten në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, do të mbahet një akademi komemorative, në ora 11:00.

Kabashi i njohur për shkathtësitë e tij në sportet luftarake ka ndërruar jetë të dielën e kaluar në spitalin e Munihut.

Kabashi, i lindur në Gurrakoc të Istogut, mbi supet e veta mbante titullin e kampionit të botës në kik-boks. Ndërsa më 16 dhjetor kishte paraparë që të zhvillonte meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij kundër Migti Mo.

Ai në meçet profesioniste ka zhvilluar 36 duele, ndërsa ka fituar gjithsej 35 meçe duke lënë gjurmë të pashlyer në kik-boks.

Kabashi ishte i pasionuar pas sporteve luftarake, ndërsa karrierën e tij në kik-boks e nisi në moshën 17 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e Besim Kabashit, ka tronditur botën e sportit në Kosovë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s