Historiku i KF Liris


Sporti si një nder komponentet kryesore për ruajtjen e shëndetit në të gjitha periudhat kohore varësisht nga zhvillimi I kushteve të përgjithshme ekonomike dhe mardhënieve shopërore. Deri nga vitet ’70-a kanë dominuar lojërat sportive popullore të cilat kanë pasur më tepër karakter argëtues, se sa garues.

Në vitin 1950 në fshat erdhi edhe topi i parë i futbollit. Me të luanin futboll të rintë para oboorit të “Domit” e më vonë nëpër lëndina e livadhe pra këto janë hapat e para që kanë bërë gjyshërit dhe prindërit tanë në fushën e futbolit të cilët që nga viti 1965 e formuan edhe ekipin e parë futbollistik që mbante emrin “Bashkimi” mirë po ky ekip garosh shumë pak në ligën komunale ku garonin edhe fshatrat si: Vranishta, Lozhani, Drasllajca etj. Në atë kohe është luajtur në mënyrë të pa organizuar dhe nëpër terene të pa përshtatshëm dhe pa rekvizita të duhura sportive. Prandaj edhe jeta e këti ekipi ishte e shkurtër.

Nje organizim serioz që e bënë zagraçanarët ishte në kohën kur e formuan ekipin futbollistik “Liria” I cili u formua me iniciativën e Bashkësive lokale, rinisë, dhe disa sportëdashësve të këti sporti.

Për herë të parë ky ekip startoj në sezonin 1979-1980, dhe garoj në ligën komunale të Strugës. Ekipi udhëhiqej nga bashkësia lokale e fshatit Zagraçan dhe Shum ku trajnerë u caktuan: Islam Baftiari si kryesor dhe Shameran Mahmudi dhe Lefter Dauti si ndihmës. Në ekip u inkuadruan afro 30 lojtarë, jo vetëm nga këto fshatra por edhe nga  rrethina, ja se cilët kanë qën ata:

 

1.Shameran Mahmudi                                            16.Ferzi Murati

2.Qemuran Shazimani                                            17.Izbi Rramani

3.Beqir Asani                                                         18.Zymbri Murati

4.Lulzim Dauti                                                       19.Nazif Murati

5.Bujar Dauti                                                          20.Muhamer Iljazi

6.Safet Mustafai                                                     21.Resul Iljazi

7.Zulfi Dauti                                                           22.Avni Roçi

8.Tosum Ramadani                                                 23.Adi Mimini

9.Mixhait Abdullai                                                 24.Kaim Arifi

10.Triumf Baftiari                                                   25.Subi Ymeri

11.Jahja Asani                                                         26.Alit Zyberi

12.Shefki Asani                                                       27.Mensur Ismaili

13.Ilir Bariu                                                             28.Nevzat Roçi

14.Alim Asani                                                         29.Nevzat Dauti

15.Mexhid Shaziman                                              30.Mynyr Ismaili

Që nga udhëheqia, te lojtarët e deri te publiku mbretëronte një entuziazëm i madh. Të gjithë kontribonin në mënyrë vullnetare që ekipi të arri rezultate sa më të mira,dhe se stadiumi prane liqenit të Shumit në gjdo lojë mbushej plot e përplot me spektatorë që e kërkrahnin ekipin e tyre. Ekipi në gjdo aspect ishte I mobilizuër dhe si rezultat I gjith kësaj nuk mungonin edhe sukseset mirëpo ja që u desh që për fat të këq këtyre sukseseve ti vie fundi pasi që në datën 13 Shtator të vitit 1981 kur luej loja Liria-Vllaznimi në Dollogozhdë edhe pse ekipi ynë e fitoj 2:1 këtë lojë ju morën përsëri pikët pasi që në vënd të përshëndetën me “zdravo” u përshendetën me “Urra” dhe I konsideronin sinacionalistë dhe e dënuan. Edhe pse ekipi përsëri garonte në ligën komunale nuk ishte në atë nivel të më parshëm dhe lojtarët e ekipit të asaj kohë ndal nga dal po largoheshin dhe atëhetë u paraqitën dy persona si menaxherë të cilët premtonin se do ta qojne ekipin në një rang më të lartë mirë po ato jo që e quan në një rang më të lart por erdhi deri tek shkatrrimi i tij në sezonin 1997-98.

Që nga kjo kohë rinistët nuk mirreshin me aktivitete sportive deri sa në vitin 2003 me iniciativën e Fazlli Shaqirit dhe të nxënësve të këtyre dy fshatrave të fillojnë të fillojne përsëri nga e para, mirë po këtë ekip nuk e përkapte askush edhe pse kishte një zeriozitet teper të madh dhe I takonte kjo merita diemve të cilët me pak kohë ushtrime arritën ti dalin ball ekipeve me emër në qutetin e Srtugës në fund të fitojnë dy trofe çë janë shum për një ekip fillestar

Pra siç e tham se në fillim ky ekip nuk perkapeshte shumë nga qytetarët e këtyre dy fshatrave mirë po duke e parë se ekipi mirrte pjes nëpër ture të ndryshëm dhe tregonte rezultate të mira ato filluan që ta ndihmojne dhe ta kërkrahin sa me shum. Në fillin ekipi luante me fanella të copëtuara mirëpo kryetari I atëhërshëm I fshatit Zagraçan Aqif Zhazimani sëbashku me trejnerin e larë përmendur Fazlli Shaqiri u munduan që këtë punë ta rregullojne dhe me të hollat që i mirrnin nga njerëzit të cilët mirrni gurë nga vendi ynë arritën që ta zgjedhin këtë problem, dhe me pas ndërmaria e tekstilit në Strugë Teksas Expres pregatiti fanella me të mira, për veq këtyre kontribut të madh dhanë edhe gurbetqint nga Zvicra të cilët kur u informuën se ekipi është në formë të mirë u organizuën mblodhën të olla dhe e furnizuën ekipin paisjet e nevojshme për të luajtur, mirë po me kalimin e kohës edhe ky ekip po shkatrrohet e kjo vin si pasojë e mungesës së lojtarëve dhe mos shkuëria në ushtrime e atyre të cilët janë. Pra këto jane aktivitete e fshatit Zagraçan që I kanë bërë në fushën e sportit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s