Urime 28 Nentori, dita e Flamurit Kombetar


Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha pjesët e botës: Gëzuar Festat e Nëntorit,   28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar,Kjo ditë e bekuar e historisë sonë kombëtare është dhe do të mbetet përgjithmonë pika më e shendritshme e referencës së idealeve të shqiptarizmit, të atyre idealeve të cilat u mbrojtën me flijime të mëdha që në kohën e Motit të Madh të Gjergj Kastriotit, u ringjallën fuqishëm në kohën e Rilindjes dhe kulmuan më 28 nëntor 1912, me aktin historik të ngritjes së Flamurit në Vlorë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitjen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kombetare.

Bazament i këtyre festave është Dita e Flamurit Kombëtar!
28 Nëntori, një datë emblementike në memorien e kombit tonë….Mbetet një krye datë për ne shqiptarët. Do të shërbeje çdo here si një tempull,ne pragun e së cilit përpara se te hymë do dëgjojmë sigurisht gjëmimet shekullore te historisë!!!

Në këtë ditë të shënuar, me pietet përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
Trojet tona u vaditen me gjakun e bijëve tanë më të mirë. Ata ranë në fushën e betejës për këtë flamur,duke u bërë simbole të krenarisë shqiptare,shembuj frymëzimi për gjeneratat e reja.
Emri i tyre u bë flamur,ngase ata lindën ,u edukuan,u rriten dhe u shuan per mëmëdhene,duke qene gjithmonë e gjithherë në shërbim te shqiptarizmit.
Sot një pjesë e shqiptarve jetojnë të lirë, por me besimin dhe vullnetin e mire ,se në një të ardhme të jemi të gjithë bashkë,nën një shtet dhe nën një flamur. Ndaj detyra e sfida te medha na presin perpara,per te realizuar amanetin e atyre qe ranë.
Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne, ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë.
Të punojmë që festat e tjera të Nëntorit të na gjejnë të Bashkuar në një shtet të vetëm.
Lavdi atyre qe u flijuan për këtë ditë, respekt te përjetshëm.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s