Kurbeti si veprimtari ekonomike


Zagracani teferic, grur shumë ujë ‘ic!Po, Zagracani me të vërtetë ( në krahasim me numrin e popullsisë së dikurshme) ka pasur një sipërfaqe relativisht të madhe të tokës, mirë po për fat të keq pjesa më e madhe e saj nuk ka qënë ndër vadë. Kështu banorët e Zagracanit ishin të detyruar të shkojnë në mërgim për të siguruar ekzistencën por edhe për të arrir edhe standarde jetësore. Ata kudo që shkonin shqueshin si mjeshtra  të rradhë të gëdhendjes së gurit dhe punë të tjera të ndërtimtarisë.

Aty nga gjysma e dytë e shekullit XIX, filloj të hy malli nga Selaniku dhe Manastiri dhe me zanatet që bënin deri atëherë, nuk mund t’I bënin ballë kësaj konkurence me prodhimet e tyre. Gjë kjo që ndikoj që ata të marrin edhe më shumë botën në sy. Në këtë koh ata filluan të shkonin në Vllahi ( Rumani), Turqi, Bullgari, nëpër qytetet e ish Jugosllavisë etj.

Ndërsa nga viti 1923 deri në fillim të Lftës së Dytë Botërore , ata zgjëdhën si vend kurbeti Turqinë.

Shikuar nga aspekti kronologjik I periudhave, duke filluar që nga periudha e parë deri tek ajo e ditëve tona dukshëm dhe ndjeshëm po rritet I kurbetcinjve si rezultat I rritjes së popullatës. Duke filluar që nga viti 1923 e deri në vitin 1980, kurbetcinje e fshatit Zagracan edhe nëpër qytetet dhe fshatrat e Kosovës ku ky gurbet ka pasur edhe levërdi ekonomike ku me parat e fituara zagracanasit kanë ndërtuar shtëpi por gjithashtu kanë blerë dhe taka ashtu sic shprehet më I vjetri I fshatit Daut Dauti por dhe shumë të tjerë si ky se Kosova për to ka qënë Amerika dhe Zvicra e sotme. Gjatë kësas periudhe kurbetcarët edhe në hapësira të tjera të ish Republikës Federale Jugosllave.

Ndërsa gurbeti ai I ditëve tona jashtë teritorit t ëish Jugosllavisë ka filluar në vitin 1965 ku kurbetcari I parë ka qënë Nazif Bajrami I cili I pari e shkeli tokën e Gjermanisë.

Si pasojë e kurbetit në Perëndim kanë humb jetën nëntë veta dhe disa dhjetra të tjerë janë këthyer si invalidë të shkallës së parë .

Vlen të përmendet se gubeti ne shtetet perëndimore dhe atyre tej oqeanike ka edhe anën positive por edhe atë negative. Ka anën positive sepse gjatë kësaj periudhe familjarët e ketyre kurbetcarëve por plotesisht dhe fshati I tyre pësoj një transformim të pa par dhe të vërtet ku u ndërtuan qu ju përgjigjen standardeve bashkohore të asaj kohe si dhe ndryshuan dukshëm dhe infrastrukturën e fshatit ku fshati pati një lulëzim të vërtet. Ndersa e mbante anën negative nga ana shëndetësore pasi që ata në kurbet shkonin të fuqishëm të shëndosh dhe kur ktheheshin ishte gjith cka e kundërt pasi cë ishin bo të pa aftë për punë të rënda por cësh më e keqja ata nuk këtheheshin fare të gjall por present ishte verëm kufoma e tyre.

Poc’nodh kurbetin e sotëm, me atë që filloj në vitin 1965? Në gjeneratën e parë të kësaj faze shkuan vetëm burrat edhe atë kryesisht të rinjtë të cilët punuan, fituan, kursyen dhe shumica e tyre pothuaj barazuan standardet e jetës së tyre ne atë të vendeve ku punonin dhe në fund arritën cë edhe të pensionohen.

Kohët e fundit e aq më shum me hyrje të shekullit XX kurbeti po paracitet një fenomen I rrall, që në kohët më të hershme të korbetit nuk ka qënë dukuri. Sot kurbeti nuk bëhet duke ikur vetëm burri I shtëpis por sot ajo kryhet në një mënyrë krajt ndryshe duke ikur krajt familjarët dhe duke ja ven qelësin shtëpisë. Dhe kur ndonjë do të bëhet për të fejuar vjen këtu fejohet dhe fejohet dhe mbas ceremonive martesore largohet përsëri. Dhe kështu dita ditës vjen një rrezik për asimilim apo sic thotë poeti Bexhet Asani:

Gjaku im,në mërgim,

Një pikë gjak në oqean!

Përcjellja e kurbetcarëve është shoqëruar edhe me disa adete apo zakone të cilat I kanë bërë që në kohët më të hershme e deri në ditët tona por duhet theksuar se ato vijnë duhe u humbur si nga forma dhe perbajtja ashtu sic ndryshoj dhe forma e kurbetit.

Ritualet zakonisht bëhen nga prindërit.Parase të dal kurbetciu nga pragu I shtëpisë nëna vë një gjym bakri të mbushur me ujë dhe në të vendos disa dekë trëndafili. Ai do ti bintë gjymit me këmbën e djathtë, e derdhte ujin, ndërsa ndonjë antar I familjes I shtie grur nëpër xhepa si dhe hidhnin grur nga pas mbi trupin e tij.

Gjymi I bakrit simbolizon fortësi, me qëllim që kurbetciu të jetë I fortë si bakri. Trëndafili vihej me qëllim që ai të kalojë ditë të lumtura dhe të gëzuara në kurbet, uji I derdhur simbolizonte kurbetin që të ec dhe të rrjedhë kurbeti me lehtësi. Gruri në xhepa dhe hedhja e tij nga pas simbolizon bereqetin dhe në rastin konkret kurbetciu të fitonte sa më tepër. Ai përcillet me këto urata:

Edhe gurët udhës t’u bëfshin kulacka! Udhembar or bir! Andej shkofsh këte mendofsh! Ande I fitofsh këte I arxhofsh!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s