Sony blen partnerin Ericsson, për 1.05 miliardë?


Së fundmi, ishte thënë se Sony është duke shikuar mundësinë e blerjes së partnerit të saj, kompaninë Ericsson, me qëllim të marrjes së plotë të kontrollit për biznesin e telefonave të mençur, projekt i përbashkët i këtyre dy kompanive për 10 vitet e kaluara.

Sony do të paguajë rreth 1.05 miliardë euro për blerjen e Ericsson, ose rreth 1.47 miliardë dollarë amerikan, ndërsa kjo marrëveshje do t’i mundësonte kompanisë Sony të inkorporojë  njësinë e saj të pajisjeve mobile në produktet e saj, si PC’të, tabletët dhe më shumë.

Ky transaksion i jep mundësi kompanisë Sony që shumë shpejtë të integrohet në biznesin e telefonave të mençur, dhe më pas të mundohet të marrë një pjesë më të rëndësishme të tregut të rreptë, në të cilin bëjnë pjesë edhe gjigantët tjerë si Apple, Samsung, Nokia apo HTC.

Modelet e telefonave të cilët janë prodhuar nga Sony Ericsson po bëhen gjithnjë e më të famshëm, e sidomos ato modele që bazohen në platformën mobil të Google, Android.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s