Shkup, shqiptarët letër Fyles


Shoqata e Botuesve shqiptarë në Maqedoni i ka kërkuar përmes një letre eurokomisarit për zgjerim, Shtefan Fyle, që të lobojë tek qeveria e Maqedonisë për përmendjen e gjuhës shqipe në Kushtetutën e këtij vendi. 

“Përmes kësaj letre, kërkojmë nga ju që sa më shpejt të shqyrtoni mundësinë që të ngrihet nisma për përmendjen e gjuhës shqipe taksativisht në Kushtetutën e RM dhe në nënaktet e tjera ligjore. Po ashtu, edhe deri tek partitë politike shqiptare që ta artikulojnë këtë si kërkesë politike. Mendojmë se ky është një hap shumë i rëndësishëm në avancimin dhe kultivimin e kulturës shqiptare në Maqedoni”, shprehet Qamil Rufati, nënkryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë në Maqedoni.

Sipas kushtetutës gjuhë zyrtare në Maqedoni është maqedonishtja dhe ajo gjuhë të cilën e flasin mbi 20% e qytetarëve. Shqipja nuk përmendet për shkak të refuzimit të palës maqedonase.

“Konsideroj se definicionet e asaj natyre janë definicione që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, që është një dokument komprosi. Edhe nga pala shqiptare në vitin 2001 janë bërë kompromise për shkak të rrethanave të asaj kohe”, shpjegoi Teuta Arifi, zv/kryeministre për eurointegrime në Maqedoni.

Letra e botuesve shqiptarë, vjen në kohën kur shumë institucione dhe shoqata të ndryshme maqedonase, i kanë dërguar një seri letrash me kritika komisarit Shtefan Fyle, ku shprehin indinjatën e tyre për, siç thuhet, injorimin e identitetit maqedonas nga ana e Komisionit Evropain, pasi në Raportin e Progresit, në asnjë rast nuk është përmendur termi ‘maqedonas’.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s