Barnat anti-inflamatore mund ta mjekojnë skizofreninë?


Shumë karakteristika strukturale dhe neurokimike të skizofrenisë janë të pranishme shumë më përpara se të zhvillohet sindroma e përgjithshme e skizofrenisë.

Një mekanizëm i cili konsiderohet si “kandidat” i rrezikut të lartë të zhvillimit të skizofrenisë është inflamacioni cerebral.

Duke shfrytëzuar PET (Positron emission tomography) shkencëtarët kanë ofruar të dhëna të gjendjes trunore e cila mund të shoqërohet me paraqitjen e skizofrenisë. Autorët kanë raportuar nivelet e rritura lidhës të (11C)PK11195 (një radiogjurmues me afinitet të lartë për receptorët periferikë të benzodiazepineve- PBR) te pacientët të cilët kanë qenë të diagnostikuar me skizofreni për pesë vite ose më pak. PBR është një shënjestër molekulare e cila është e pranishme me nivele të lartë në mikroglinë e aktivizuar. Mikroglia zakonisht aktivizohet gjatë gjendjeve inflamatore.

Është vërejtur se aktivizimi i mikroglisë është i pranishëm te pacientët me skizofreni menjëherë pas paraqitjes së sëmundjes që sugjeron se qelizat trunore janë të dëmtuara te skizofrenia. Derisa mikroglia mund të ketë ose rol mbrojtës ose rol toksik, aktivizimi i saj mund të rezultojë me dëmtimin e qelizave të trurit.

Meqenëse këto të dhëna sugjerojnë se inflamacioni mund t’i kontribuojë karakteristikave të stadit të hershëm të skizofrenisë, një grup i ri barnash potenciale të trajtimit të skizofrenisë mund të jenë pikërisht baranga anti-inflamatore. Edhe pse disa barna anti-inflamatore tashmë janë studiuar te skizofrenia, me sukses të kufizuar, prodhimi i një gjenerate të re të këtyre barnave të cilat në mënyrë më specifike do ta godasin mikroglinë e aktivizuar do të mund të përdoren te pacientët me skizofreni.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s