Krerët e Barcelonës po e monitorojnë situatën e sulmuesit brazilian Alexandre Pato te Milani, shkruan të mërkurën “El Mundo Deportivo”.
Pato kohët e fundit po ka shumë probleme me lëndime dhe drejtuesit e Milanit po e shqyrtojnë mundësinë e shitjes së tij në fund të këtij edicioni. Pos Barcelonës, për transferimin e Patos interesim ka treguar edhe skuadra angleze Chelsea. Për lirimin e Patos skuadra italiane kërkon të paktën 20 milionë euro dëmshpërblim.
Advertisements