Fli me kurriz!


Gjumi bën mirë për trupin dhe mendjen, por në mirëqenien tonë ndikon edhe pozicioni që marrim në shtrat. Këtë e kanë thënë ekspertët amerikanë të Convenant Health System.

Studiuesit kanë analizuar mënyrat kryesore në të cilat kemi tendencë të flemë dhe kanë arritur në përfundimin se metoda më e mirë e fjetjes është ajo me kurriz.
Sipas tyre, fjetja me kurriz, parandalon dhimbjen e kurrizit e të qafës, redukton refluksin e acidit laktik (kthimin mbrapsht), I bile edhe krijimin e rrudhave. Fakt është se çlodhja shtrirë në kurriz redukton në maksimum kontraksionet dhe rezulton edhe një pozicion i lehtë për t’u marrë nga shtylla kurrizore. I vetmi problem është se fjetja në këtë pozicion favorizon edhe gërhitjet, për ata që janë të predispozuar, si dhe apnenë e gjumit.

Një pozicion tjetër i mirë është ai anash, që ashtu si ai me kurriz, parandalon dhimbjet e shtyllës kurrizore dhe qafës. Ky pozicion është i mirë edhe për gratë shtatzëna, sepse favorizon shkuarjen e gjakut te fëmija dhe nuk shton mundësitë për të gërhitur. Megjithatë, fjetja anash ka tendencë të shtypë muskujt e shpinës e të qafës dhe nuk këshillohet për gratë me gjoks të squllur, për ato që duan të evitojnë rrudhat dhe ato me dhimbje shpine. Në këtë rast, këshillohet të vihet një jastëk nën gjunjë, për të ulur tensionin që përqendrohet në zonën lumbare.

Cili është pozicioni më i keq për të fjetur? Ai me bark, sepse shtyp stomakun, lehtëson rikthimin e acideve të tij dhe favorizon tendencën për të gërhitur. Gjithashtu, i bën dëm si qafës, ashtu edhe shpinës, sepse në pozicionin e marrë, shtylla kurrizore nuk çlodhet si duhet dhe presioni në muskuj e kyçe është kaq i fortë sa mund të shkaktojë ënjtje nervash dhe mizëri në gjymtyrë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s