Pse është birra e mirë?


Birra është një nga pijet alkoolike më të popullarizuara dhe më të vjetra. Është pirë që në kohët parahistorike, mirëpo përbërësi i sotëm ka filluar të përdoret nga shekulli i XIII.

Në të kaluarën birra ka pasur rëndësi aq të madhe, saqë është përfshirë në Kodin e Hamurabit, kodi i parë në botë, ku shkruan se birra nuk guxon të përmbajë shumë ujë e as të shitet me çmim shumë të lartë.

Hulumtimet shkencore kanë treguar se birra është e pasur me materie të vlefshme që kanë veprim të mirë për organizmin, por me kusht që të mos teprohet.

Birra përmban të gjitha mineralet dhe drithërat nga të cilat përbëhet (më së shpeshti malti i elbit), posaçërisht vitaminën B6, e cila e mbron zemrën dhe enët e gjakut dhe “qetëson nervat”. Pastaj ndihmon në metabolizmin e sheqerit dhe ushqimin e lëkurës. Një shishe birrë në ditë plotëson nevojat e organizmit tonë për vitaminat e grupit B që ka edhe në tharmë buke, gjithashtu përbërës i birrës.

Përmban mineralet: K, Ca, P, Mg, Na, kështu që mund ta pinë edhe ata që mbajnë dietë pa kripë, e posaçërisht është i vlefshëm për të sëmurët nga veshkat me gurë ku bën shpërndarjen e gurëve të vegjël dhe largimin e tyre.

Sipas hulumtuesve francezë, pirja me masë nuk ka probleme as me helikobakter pilorin, që shkakton të thatin në lukth dhe gastritisin. Te meshkujt ndikon në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL), kurse te gratë zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq (LDL).

Një nga përbërësit e birrës, në përbërës ksantohumol ndikon në inhibimin e enzimave të cilët nxisin kancerin, thonë hulumtuesit e universitetit Oregon. Kjo, dmth se duhet marrë edhe një shishe birrë. Studimet preliminare në universitetin amerikan, thonë se ksantohumol mund të ndikojë në shkatërrimin e tumorit në fazat e para në gji, zorrë të trashë, vezore dhe prostatë.

Birrën preferohet ta pini të ftohtë, në temperaturë prej 6 deri në 12 gradë Celsius.

Kënaqemi duke pirë birrë për shkak të shijes dhe aromës unike, mirëpo përveç kënaqësisë, ajo ndikon pozitivisht edhe në gjendjen tonë fizike. Mësoni se cilat janë pesë dobitë e birrës për shëndetin:

1. Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës
2. Është e pasur me vitaminë B6
3. Pengon formimin e gurëve në veshka
4. U ndihmon femrave që të plaken më mirë
5. Pengon kancerin

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s