Durrës, trageti përplaset me anijen tregtare, 3 të vdekur e 5 të zhdukur


Rreth një orë pas mesnatës është shënuar një tragjedi detare rreth 20 milje nga vija bregdetare
Trageti i linjës Durrës – Bari “Ankara” është përplasur me anijen tregtare turke “Reina1”. Nga informacionet paraprake mësohet se anija tregtare me një ekuipazh prej 10 shtetas turq turke e cila ishte nisur nga Rusia për në drejtim të  Malin të  Zi është mbytur menjëherë pas përplasjes.
Kapitaneria e portit ka bërë të ditur se 3 persona janë gjetur të pajetë dhe janë arritur të shpëtohen 2 të tjerë. Vazhdojnë ende operacionet e kërkim – shpëtimit, për 5 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit të cilët rezultojnë rë zhdukur.
Trageti duket se nuk ka pësuar dëme dhe ka qëndruar në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që ka lajmëruar edhe Portin e Durrësit për tragjedinë.
Mësohet se në tragetin e linjës Durrës – Bari udhëtonin  196 pasagjerët dhe asnjë prej tyre nuk është lënduar. Ndërkohë ushtria, policia dhe spitali i Durrësit janë vënë në gatishmëri dhe është ngritur shtabi i emergjencës.
OPERACIONI I SHPËTIMIT
Menjëherë pas tragjedisë detare janë informuar porti i Durrësit. Ndërkohë mësohet se nga ëprplasja trageti në të cilin ndodheshin 196 pasagjerë nuk ka pësuar anjë dëm, dhe ka dhënë ndihmën e parë për ekuipazhin e anijes tregtare që kanë përfunduar në det të hapur.
Mësohet se anija ushtarake ‘Iliria’, një skaf i policisë dhe katër motovedeta janë nisur në drejtim të vendngjarjes për të dhënë ndihmën ekuipazhit të mbytur turk.
Edmond Doraci, kapiten i Portit të Durrësit ka bërë me dije se 3 persona rezultojnë të vdekur ndërkohë që 5 të tjerë të zhdukur, të gjithë pjesë e ekuipazhit të anijes tregëtare.
Doraci konfirmon se anija Patrulluese “01” ka nxjerrë në port dy të mbijetuar.
Ahmet Secik dhe Ahmet Bau janë dy marinarët turq, të cilët i kanë mbijetur tragjedisë detare, ndërkohë që mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikout për jetën.
Priten që të nisin operacionet e shpëtimit nga ajri u të zhdukurit do të kërkohen nëpërmjet helikopterëve, për shkak se deti mund ti ketë largur në një distancë më të largët se vendngjarja.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s