Cilin Lloj Të Zemrës Keni?


Zemra është ena në të cilën vendosen veprat, ajo është udhëheqësi, planifikuesi dhe vepruesi, ajo është vendi i njohurive dhe dijeve. Me anë të zemrës njeriu e njeh Zotin e tij, i njeh cilësitë dhe emrat e Tij, me anë të saj njeriu thellohet në argumentet e Krijuesit të tij.

Zemra është bartësi i njeriut që me të udhëton për ahiret dhe zemra është gjëja me anë të të cilës vlerësohet robi. Profeti (salallahu alejhi ue selem) thotë: “Allahu nuk shikon trupin dhe fizionominë tuaj, por shikon zemrat tuaja.” Transmeton Muslimi. 

Pra, rregullimi i zemrës dhe dëlirësia e saj është esenca e çdo të mire dhe shkak i çdo shpëtimi në këtë botë dhe në botën tjetër. E, në anën tjetër prishja dhe ngurtësia e saj është esenca e çdo të keqe dhe humbje.
Zemra është sikur trupi, sëmuret dhe shërohet, uritet dhe ngopet, bëhet e lumtur dhe ngurtësohet, vishet dhe zhvishet. E gjithë kjo, duke u ndikuar nga gjërat që e rrethojnë.
Prandaj, zemra është tri lloje: 


Zemra e shëndoshë.

Është ai lloj i zemrës që në te ka iman (besim) dhe është ujitur me dashurinë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selem), është ajo zemër që ka shpëtuar nga çdo epsh që kundërshton urdhërin dhe ndalesën e Allahut, nuk i shikon dyshimet që kundërshtojnë thëniet e Tij.

Në Ditën e Gjykimit do të shpëtojnë vetëm ata të cilët para Allahut dalin me këtë lloj të zemrës, siç thotë Allahu: “Atë ditë kur nuk do t`u ndihmoj juve pasuria e as fëmijët përveç atyre që vijnë te Allahu me zemër të pastër.” ( Shura, 89) 


Zemra e vdekur

Është e kundërta e të parës, ajo zemër që nuk ka jetë, është e ngurtë, pronari i saj nuk e njeh Zotin e tij, nuk e adhuron Atë, duke i kryer urdhërat dhe larguar nga ndalesat, por ai i është nënshtruar epshit të tij dhe udhëhiqet nga ajo është i verbër dhe i humbur në rrugën e devijimit, nëse do apo urren ajo është për shkak të epshit të tij, nëse jep apo ndalon ajo është për hirë të epshit të tij, pra epshi i tij tek ai ka shumë më shumë përparsi se Zoti i Tij.

Zemra e sëmurë

Është ai lloj i zemrës që e kanë sulmuar epshet dhe dyshimet, derisa e kanë penguar nga dashuria ndaj Allahut dhe të Dërguarit tëTij (salallahu alejhi ue selem) prandaj është bërë e sëmurë dhe e prishur, pra është ajo zemër që në të ka jetë, mirëpo është me sëmundje, nëse ia mund atij sëmundja, atëherë ai i bashkohet llojit të zemrave të vdekura nëse ia mund shëndeti, atëherë shkon me llojin e zemrave të shëndosha.

Shkaqet e ngurtësisë së zemrës 
1.Largimi nga të nënshtruarit ndaj Allahut dhe bërja e mëkateve.
2.Shkuarja pas kësaj bote, të interesuarit e tepërt ndaj saj dhe shpresimi i largët.
3.Harrimi i ahiretit dhe begatitë që ekzistojnë në të.
4.Të vepruarit e gjërave që e prishin zemrën.
Gjërat që e prishin zemrën janë pesë: Përzierja e tepruar me njerëz, shpresimet e kota, t`i përkushtohesh dikujt tjetër përveç Allahut, ushqimi i tepruar, gjumi i tepruar.
1.Përtacia në kryerjen e obligimeve dhe lënia e tyre.
2.Mosndikimi nga ajetet e Kuranit ku flitet për dënimin dhe shpërblimin e Allahut.
3.Gafleti (mosndërgjegjësimi), kjo është një sëmundje e rrezikshme.
4.Të shoqëruarit me shokë të këqinj dhe ndenja në rrethe të prishura.
5.Harrimi I vdekjes dhe agonitë e saj, varrin dhe vështirësitë e tij.

Shërimi i zemrës së ngurtë 
1.Të përkushtuarit ndaj përkujtimit të Allahut të Lartësuar dhe kërkimit të faljes dhe mëshirës.
2.Të thelluarit në domethëniet e ajeteve kuranore.
3.Përkujtimi i ditës së ahiretit dhe ngjarjet e saj, si dhe përkujtimi i xhenetit dhe zjarrit.
4.Mospërzierja me shokë të këqinj dhe të interesuarit në shoqërimin e njerëzve të mirë.
5.Të veçuarit me vetveten dhe të kërkuarit e llogarisë për veprat e bëra.

Abdulaziz bin Muhamed Turejfi
Përktheu: Alaudin Abazi 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s