Zgjodhi Shqiperinë, Zvicra dënon 16-vjeçarin Maksutaj


Klubi Young Boys e ka dënuar 8 javë të riun shqiptar nga Kosova pasi vendosi të merrte pasaportë shqiptare

Është dënuar me tetë ndeshje nga skuadra e tij, Young Boys, vetëm se refuzoi përfaqësuesen e Zvicrës për skuadrën e tij kombëtare, Shqipërinë. Por ai nuk është bërë pishman për zgjedhjen e tij, teksa mezi pret të pajiset me pasaportë nga Presidenca e Shqipërisë. Kjo është historia e Dardan Maksutajt, 16-vjeçarit kosovar i datëlindjes 1995, që aktivizohet me skuadrat zinxhir të Young Boys.

Zgjodhi Shqipërinë Dëgjoi zemrën dhe zgjodhi të luante për kombëtaren shqiptare, duke refuzuar përfaqësuesen e Zvicrës. Refuzoi të ndiqte rrugën e shumë bashkëkombësve të tij, të cilët luajnë për “helvetikët”, vetëm e vetëm për të veshur fanellën kuqezi. Por nuk e kishte të lehte marrjen e këtij vendimi. Dardan Maksutaj u desh të përballej me shumë procedura e dokumente në ambasadën shqiptare, por edhe me dënime.

Arsyeja ishte e thjeshtë: Shqipëria. Maksutaj nuk është penduar për zgjedhjen që ka bërë, ndonëse i ka hapur shumë probleme: “Për Shqipërinë kuqezi ia vlen çdo sakrificë.” Për Dardanin, zgjedhja ka ishte gjithmonë e qartë. “I kam treguar Zvicrës se nuk do të luaj kurrë për ta dhe se edhe 100 vjet (nëse jetoj) do të luaj për Shqipërinë. Dhe, për këtë gjë, ata më kanë dënuar.

Nuk kam luajtur për plot tetë ndeshje, – theksoi Dardani të premten për ‘Sport”. – Kam qenë më i miri në stërvitje, por ata nuk më futnin në lojë. E gjithë kjo vetëm se u kam treguar se jam krenar që jam shqiptar dhe që dua të luaj për kombin tim, pasi e dua shumë.”

Pasaporta shqiptare Dardan Maksutaj është përzgjedhur në kampin e talenteve shqiptare të mbajtur në fillim të këtij viti nga Federata Shqiptare e Futbollit për të përfaqësuar Shqipërinë për grup-moshat U-17. Talenti i tij nuk i ka shpëtuar syrit të specialistit “Xhemo” (Xhemal Mustedanagiç), i cili ka dhënë menjëherë miratimin për të nisur procedurat e pajisjes me pasaportë shqipare.

Futbollisti 16-vjeçar shpreson të jetë i gatshëm për Shqipërinë U-17 në kualifikimet e Europianit U-17, që nisin muajin e ardhshëm. “Deri tash, më duket se vetëm unë dhe Astrit Bunjaku jemi në këtë fazë, por mendoj se ai nuk do të luajë në këto kualifikime pasi është i lënduar. Kualifikimet për Europianin fillojnë pas një muaji, kështu që kam ende kohë për t’u pajisur me pasaportë”, – theksoi Maksutaj.

Talenti shqiptar është nipi i futbollistes së tretë më të mirë në botë për vitin 2010, Fatmire Bajramaj. Krahas Maksutajt e Bunjakut, në pritje të pasaportës shqiptare janë edhe dyshja e Prishtinës, Lorik Aliu e Fatlum Ramadani, si dhe ish-qendërmbrojtësi i Tërnocit, Arbnor Fejzullahu.

Stërvitet me Young Boys, luan tek Worb

Dardan Maksutaj vijon të stërvitet me skuadrën Young Boys, ndonëse ndeshjet zyrtare i bën me skuadrën SC Worb. “Po stërvitem me Young Boys, por ndeshjet i luaj me SC Worb. Është liga e tretë në Zvicër,” – pohoi i riu Maksutaj.

I kam treguar Zvicrës se nuk do të luaj kurrë për të dhe se edhe 100 vjet (nëse jetoj) do të luaj për Shqipërinë. Dhe për këtë gjë, ata më kanë dënuar. Nuk kam luajtur plot tetë ndeshje

Shqipëri-Zvicër, “lufta” për talentet shqiptare

“Futbolli zvicran do të futet në krizë, pasi po mungojnë fëmijët e rinj, me prindër emigrantë, që merren më futboll.” Kjo ishte analiza e specialistëve zviceranë për të ardhmen e futbollit të tyre. Dhe nuk është e vështirë për ta kuptuar. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të dy lojtarë të Bazelit, konsiderohen talentet me të spikatura të kombëtares së Zvicrës, që po shkëlqejnë me klubin e tyre dhe me përfaqësuesen helvetike.

Granit Xhaka pak muaj më parë u grumbullua nga trajneri Hitcfeld, pasi bëri presion se do të luante për Shqipërinë. Aktualisht me Zvicrën luajnë 4 futbollistë me origjinë nga Kosova. Përveç dy të sipërpërmendurve, janë edhe Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili.

Frika “Nuk i bëjmë të ditur emrat e talenteve që do të pajisen me pasaporta, sepse ndërhyn Zvicra dhe na i djeg.” Kjo është deklarata e pak ditëve më parë e Redi Jupit, shefi i zyrës së talenteve në FSHF. “Lufta” mes Shqipërisë dhe Zvicrës tashmë ka filluar, madje pritet të bëhet më e ashpër. Helvetikët kanë ndërtuar makinerinë për të prodhuar futbollistë (infrastruktura dhe profesionalizmi i trajnimit), ndërsa Shqipëria (kryesisht Kosova) e furnizon me lëndën e parë (fëmijët e emigrantëve).

Aktualisht, më të mirët Zvicra i ka rekrutuar, por ka të talentuar të tjerë edhe për Shqipërinë. Madje me një punë më të mirë bindëse FSHF mund të “grabisë” telente të tjera edhe më cilësore, që i përkasin të ardhmes.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s