Libri i Rekordeve Guinness: 10 rekordet më të çuditshme


Libri i Rekordeve Guinness për vitin 2012 është publikuar sot. Më poshtë ua paraqesim dhjetë rekordet më të çuditshme të regjistruara në këtë libër:

Trangulli më i gjatë

Trangulli më i gjatë në botë është 119.38 centimetra dhe është rritur nga Clare Pearce (Britani e Madhe) ndërsa është matur në Peterborough të Britanisë në gusht të vitit 2010. Lloji është Trangulli Armen, i njohur edhe si Cucumis melo flexosus.

Mjaullitja më e zhurmshme e një maceje shtëpiake

 

Mjaullitja më e zhurmshme e një maceje shtëpiake është 67.7 decibel dhe është arritur nga maçoku Smokey, pronar i të cilit është Lucinda Ruth Adams (Britani e Madhe) e cila jeton në Northampton. Ky rekord është regjistruar më 25 mars 2011. Smokey është një maçok shtëpiak dhe mund të lëshoj zhurma të mësha sa herë që ndihet mirë dhe i gëzuar. Mjetet që u përdorën për ta nxitur maçokun të lëshojë këto mjaullima janë një brushë, copa të mishit dhe përkëdhelja me dorë. Matja e zërit të tij është bërë me aparate moderne akustike në një distancë prej një metër.

 

 

Koha më e shpejtë për tu futur në valixhe

Koha më e shpejtë për tu futur dhe mbyllur në valixhe është 5.43 sekonda e arritur nga Leslie Tipton (SHBA) më 14 shtator 2009 në New York. Ai e arriti këtë rekord gjatë një emisioni televiziv.

Më së shumti gjilpëra të ngulura në kokë

Rekordi me më së shumti gjilpëra të ngulura në kokë është 2.009 i cili është arritur nga Wei Shengchu (Kinë) në xhirimin e Lo Show dei Record, në Milano, Itali më 11 prill 2009.

Më së shumti shkallë të ecura nga një qen i cili mban në kokë një gotë me ujë

Numri më i madh i shkallëve të kaluara nga një qen i cili mban në kokë një gotë të mbushur me ujë është 10 dhe është arritur nga qeni Sweet Pea, një qen i racës deltar australian pronar i të cilit është Alex Rothacker (SHBA). Rekordi është thyer në Sport und Schau Show, në Verden të Gjermanisë më 05 Janar 2008.

Më së shumti lugë të ngjitura na fytyrë

Numri rekord i lugëve të ngjitura në fytyrë është 17, dhe është arritur nga Aaron Caissie (Kanada) në xhirimet e Lo Show dei Record në Milano të Italisë më 18 prill 2009.

Thonjtë më të gjatë

Rekordin për thonjtë më të gjatë e mban Lee Redmond (SHBA), e cila filloi t’i rrisë thonjtë në vitin 1979 dhe u kujdes për ta shumë për të arritur gjatësinë e përgjithshme prej 8.65 metra, pas matjes zyrtare në xhirimet e Lo show deir Record në Madrid, Spanjë, më 23 shkurt 2008. Lee i humbi thonjtë e saj pas një aksidenti trafiku që e pësoi në fillim të vitit 2009.

Koha më e gjatë e jetës me akrepa

Kanchana Ketakaew (Tajlandë), jetoi në një dhomë xhami me përmasa 12 metra katrorë në të cilin gjendeshin 5.320 akrepa të gjallë për 33 ditë dhe net në Royal Garden Plaza, Pattaya, të Tajlandës, nga 22 dhjetori 2008 deri më 24 janar 2009. Gjatë 33 ditëve, ajo ishte pickuar 13 herë nga akrepat.

“Whoopee cushion” më i madh në botë

Whoopee cushion është një mjet argëtues i cili përdoret për të krijuar zëra sikur të njeriut kur lëshon gazra. Një mjet i tillë i cili bëri një vend në librin e rekordeve arrin përmasat 3.05 metra në diametër. Është punuar nga Steve Measure (Britani e Madhe) me kërkesë të Street Vibe për një ngjarje argëtuese për fëmijë që është organizuar në Londër më 15 qershor 2008.

Kaçavida më e madhe

Kaçavida më e madhe në botë është pronë e Thomas Blackthorne (Britani). Ka një dorezë me përmasa 19.5 centimetra dhe pika më e gjerë është rreth 50 centimetra. Pjesa e çelikut është e gjerë 25 mm ndërsa e gjatë 51 centimetra, duke bërë që gjatësia e përgjithshme e kësaj kaçavide të mbërrijë 101 centimetra. /Telegrafi/

 



 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s