Rritet numri i personave me sëmundje malinje


Numri i të sëmurëve nga lomfom- sëmundje malinje në Republikën e Maqedonisë vitin e kaluar ka arritur në 61 persona në një milion banorë, përderisa në vitin 2008 ishte 52 persona në një milion banorë. Duhet të ngritet vetëdija publike tek popullata në pikëpamje të njohjes së simptomeve, diagnozë e hershme dhe trajtim i sëmundjes, u tha në konferencën për shtyp të Shoqatës për luftë kundër kancerit “Borka” me rastin e 15 Shtatorit – Ditës botërore të luftës kundër limfomit.Limfomi është sëmundje malinje e gjakut dhe sëmundja e tretë më e shpeshtë tek fëmijët. Kryetarja e Shoqatës, Biba Dodeva thekoi se njerëzit në Maqedoni shumë pak e njohin këtë lloj të karcinomit dhe nuk janë të njoftuar me nyjet limfatike dhe gjendjen e tyre. Dodeva paralajmëroi edhe anëtarësimin e Shoqatës “Borka” në asociacionin më të madh botëror për luftë kundër limfomit LYMPHOMA COALITION. Udhëheqësi i Sektorit për mbrojtje primare shëndetësore pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Zoran Stojanovski tha se sa më herët të detektohet sëmundja, aq më lehtë e njëjta trajtohet, ndërsa qëllimi është ngritja e vetëdijes publike tek qytetraët për këtë lloj të karcinomit.Hulumtimet treguan se 50 për qind e njerëzve dinë diçka për limfomin i cili është rrezik potencial për jetën e pacientit, ndërsa pothuajse tre të katërtat apo 74 për qind e popullatës nuk e din se limfomi është lloj i kancerit. Sipas të dhënave, incidenca e të sëmurëve nga forma jo-hoçkine e limfomit në Slloveni paraqet 129, ndërsa në Kroaci 104 persona në një milion banorë.

Advertisements

One thought on “Rritet numri i personave me sëmundje malinje

  1. Pingback: Në Maqedoni rritet numri i personave me sëmundje malinje në gjak | shqip.3dl.us

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s