Dhimbjet e shpinës, çfarë duhet të ndryshoni


 Dhimbjet e shpinës, çfarë duhet të ndryshoniTë kesh dhimbje shpine nuk është e pashmangshme, pasi duhet të njihni se cilat janë veprimet për ta ndaluar. Ja cilat janë këshillat tona për t’u shpëtuar dhimbjeve të vogla…

Ndërroni dyshekun

Për ekspertët e gjumit, një dyshek duhet të ndërrohet një herë në dhjetë vjet. Nëse ju keni probleme me fjetjen, duhet ta ndërroni në 5-6 vjet. Për të pasur një dyshek ideal, shikoni atë që nuk është as shumë i butë e as shumë i fortë, pasi, ndryshe nga sa mendohet, një dyshek i fortë nuk është i mirë për shpinën, pasi sjell shtypje të kolonës vertebrale dhe thekson dhimbjet. Për të rregulluar qëndrimin tuaj gjatë natës, vendosni një jastëk poshtë gjunjëve, nëse flini me shpinë dhe mes gjunjëve, nëse flini anash ose flini përmbys.

Mos përdorni shumë takat

Nëse adhuroni takat e larta, do të mbeteni të zhgënjyer, pasi ato janë shumë të këqija për shpinën. Mbajtja e takave ju detyron të përkulni shpinën kur ecni, gjë e cila nuk është e mirë për shtyllën kurrizore. Por, nga ana tjetër, edhe mbajtja e të sheshtave mund të kenë efekte të dëmshme për shpinën, pasi pesha e trupit nuk është e ndarë në mënyrë të njëtrajtshme. Idealja? Të mbani këpucë që kanë një takë të vogël, dhe më e mira do të ishin atletet. Sigurisht që nuk mund të rrini me atlete gjithë kohës, por duhet të evitoni qëndrimin për një kohë të gjatë në këmbë.

Lehtësoni mendjen

Zemërimi që kemi për ngjarjet e kaluara mund të jetë burim i dhimbjes së shpinës. Një gjë e tillë është provuar pas një studimi të realizuar në Shtetet e Bashkuara te 60 burra dhe gra, të cilët kishin dhimbje kronike në fund të shpinës. Kërkuesit vunë re se, sa më shumë njerëzit ishin të mërzitur dhe kishin zemërim, aq më shumë u shtohej dhimbja e shpinës. E kundërta ndodhte me personat që përpiqeshin të harronin të shkuarën. Emocionet tona, mendimet dhe tensioni i muskujve kanë një influencë direkt në intensitetin me të cilën ne ndiejmë dhimbjen.

Bëni pushim

E dini se në pozicion ulur presioni i ushtruar mbi kolonën vertebrale është praktikisht dy herë më i fortë sesa kur jemi në këmbë? Imagjinoni dëmet që mund t’u shkaktohen kur rrini me orë të tëra përpara kompjuterit. Zgjidhja: çdo gjysmë ore çohuni dhe bëni disa hapa, qoftë për të shkuar në tualet apo për të pirë një gotë ujë, mund të lehtësojë shpinën tuaj. Çdo herë që keni mundësi të lëvizni, përpiquni të përkuleni mbrapa, për të lehtësuar presionin mbi shtyllën kurrizore.

Sporti

Ushtrimet fizike nuk janë asnjëherë të tepërta për të pasur një shëndet të mirë, e njëjta gjë është edhe për shpinën. Një studim i fundit tregon se 40 për qind e personave që vuajnë nga dhimbjet e shpinës e braktisin sportin. Nëse ju keni dhimbje kronike në shpinë apo keni keqformim të kolonës vertebrale, duhet të gjeni llojin e sportit që është i përshtatshëm për situatën tuaj, duke kërkuar ndihmën e doktorit.

Zgjidhja? Noti i shpinës ka një efekt pozitiv dhe mund t’ua ulë dhimbjen.

Kujdes me stresin

Joga është një aktivitet i shkëlqyer për të ulur dhimbjet e shpinës. Një studim i realizuar në universitetin e Uashingtonit ka treguar se personat që vuajnë nga dhimbjet e kurrizit kanë ndjerë një përmirësim vetëm pas 3 muajsh joga. Falë një ushtrimi çlodhjeje dhe frymëmarrjeje, joga do t’u ndihmojë që të çlironi stresin që është një nga shkaqet kryesore të dhimbjeve.

Kujdes me ushqimin

Përsa i takon dhimbjeve muskulare, ushqimi shpesh herë harrohet dhe të hash në mënyrë të ekuilibruar është parësore për të ulur në maksimum rrezikun e dhimbjes së shpinës. Ushqimet që janë të mira për qarkullimin e gjakut janë të mira për shpinën, pasi një qarkullim i mirë lejon dërgimin e ushqimit për të cilin shtylla ka nevojë dhe të eliminojë mbeturinat. Kur qarkullimi i gjakut nuk është i mirë, dhimbjet mund të shfaqen dhe truri do të marrë sinjalin e dhimbjes. Po kështu edhe mbipesha është një faktor që rrit në mënyrë të konsiderueshme shanset për të pasur probleme me shpinën.

Mos mbani pesha në çantë

Të mbash një çantë të rëndë çdo ditë, mund të ketë pasoja për shpinën tuaj. Një çantë e rëndë e detyron trupin të ngrejë shpatullën nga mbahet çanta dhe kështu krijohet një çekuilibër i keq për shtyllën. Prandaj duhet të shmangni çantat e rënda, sidomos ato që i kanë rripat me zinxhir. Duhet ta shpërndani masën e çantës në dy pjesë, që të rregulloni ekuilibrin në të dyja duart.

Televizioni

Të rrini gjithë ditën përballë televizionit nuk është mënyra më e mirë për të shmangur dhimbjen e shpinës. Fakti se do të qëndroni për shumë kohë pa lëvizur është një gjë më shumë për t’ua shtuar dhimbjet. Po kështu, duhet të vini re që dhe fëmija juaj të mos abuzojë me qëndrimin para TV-së.

Udhëtimet e gjata

Udhëtimet e gjata në makinë mund t’ju sjellin dhimbje në shpinë, në shpatulla dhe në qafë. Edhe fakti që ju duhet të fiksoni rrugën është e lodhshme dhe ju sjell një tension muskular. Një pozicion i mirë, kur je i ulur, shërben për të ulur rreziqet. Sigurohuni që të keni një kënd 90 gradë kur jeni të ulur. Mendoni që ta shtyni karrigen përpara që mos ta mbani qafën të ulur dhe të shihni rrugën.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s