Mbrëmjet strugane të poezisë fillojnë të enjten, pjesëmarrës 150 poetë nga bota


Organizatorët e festivalit sot në konferencën për shtyp informuan se edicioni i 50-të do të fillojë të enjten, kësaj here në ambient të ri, në hapësirë të hapur – Ura e poezisë në qendrën e Strugës.

Festivali më i vjetër poetik në Ballkan – Mbrëmjet strugane të poezisë (MSP), jubileun e tij gjysmëshekullor do ta shënojë në prezencë të një numri rekord poetësh nga vendet e huaja – 150 nga 70 vende nga pesë kontinente dhe me shumë risi.

Organizatorët e festivalit sot në konferencën për shtyp informuan se edicioni i 50-të do të fillojë të enjten, kësaj here në ambient të ri, në hapësirë të hapur – Ura e poezisë në qendrën e Strugës.

“U përpoqëm që këtë vit të bëjmë festival të denjë për jubileun”, theksoi Danillo Kocevski, drejtor i MSP-së, i cili i kumtoi edhe risitë e tjera për jubileun – hepengin muzikor pas hapjes solemne, Natë pa interpukcion në brigjet e Drinit, mbi njëqin poetë nga Maqedonia, prej të cilëve rreth 30 nga gjenerata më e re, produksion i pasur botues në të cilin është edhe monografia për 50 vite të MSP-së.

Për herë të parë këtë vit në vetë festivalin, e jo si deri më tani në Shkup në qershor, do të kumtohet edhe fituesi i çmimit “Vëllezërit Milladinovci” e cila do të ndahet për libër më të mirë poetik nga autor nga Maqedonia midis dy edicioneve të festivalit.

Krahas laureatit të sivjetmë të kurorës së artë, poeti nga Maqedonia Mateja Matevski, në leximin poetik në hapjen solemne do të marrin pjesë gjashtë poetë që e kanë fituar këtë mirënjohje gjatë pesë dekadave – Husto Horhe Padron nga Spanja, Vasko Grasa Moura nga portugalia, Fatos Arapi nga Shqipëria, Lubomir Levçev nga Bullgaria, Ferenc Juhas nga Hungaria dhe Nansi Morehon nga Kuba.

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska informoi se më 27 gusht pritet në Strugë të qëndrojë edhe Irina Bokova, drejtoreshë e përgjithshme e UNESKO-s – i cili është patronazh i festivalit të sivjetmë, ndërsa në bashkëpunim me MSP-në ndan çmimin për libër më të mirë debutant.

“Mbështetjen që e morëm nga UNESKO konfirmon se edicioni i këtij manifestimi është datë me rëndësi globale, të cilën kemi për obligim ta ndajmë me gjithë opinionin kulturor botëror”, theksoi Kançeska-Milevska.

MSP në Strugë do të mbahet deri më 28 gusht dhe do t’i ketë të gjitha përmbajtjet standarde programore. Më datën 29 poetët do të udhëtojnë nëpër Maqedoni, ndërsa më 30 gusht MSP-të e 50-ta do të përfundojnë në Shkup me matine poetike në Matkë dhe me takim të poetëve në Suli Han.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s