Agjerimi si mënyrë e jetës


Hipokrati do të ishte i kënaqur, Maksima e tij, “Le të bëhet ushqimi ilaç kurse ilaçi ushqim” sot është duke u proklamuar gjithkund. Ndonjëherë na duket sikur jemi nga dita e djeshme, mësohemi sërish se si duhet të ushqehemi, të pushojnë, të komunikojnë. Dhe ushqimi është natyrisht shëndetshëm dhe natyral, nënkuptohet se kjo është një parakusht për të gjitha tjerat.


Mjekët thonë  që pasojat e ngrënjes së tëpërt janë fryrja, gazërat  e shumëta, gogësimat, lukthi i stërplotë i cili e ngritë diafragmën dhe shkakton palpitimin e parregullt ose të përforcuar të zemrës, sikurse edhe shtypjën e lartë të gjakut. Pra, agjerimi, që muslimanët e praktikojnë gjatë muajit Ramazan, përsëri e ka aktualizuar këtyre ditëve këtë temë interesante  mbi agjerimin dhe dobitë nga ai.

Agjërimi, si abstinim ose heqje dorë nga ushqimi, është përdorur në mjekësi që nga kohërat e lashta dhe fetë e shumta. Dhe mjekët dhe klerikët pajtohen që agjërimi është i dobishëm për trupin dhe shpirtin, si dhe  pastron organizmin, ajrosë shpirtin dhe mendimet, ndikon në sjelljet e njeriut. Me një fjalë agjerimi është i dobishëm për organizmin.

Është i shëndoshë ngase para së gjithash konsumohet një sasi më e vogël e ushqimit.


Gjatë agjerimit pushojnë mëlçia, pankreasi, lukthi, sepse nuk i ngarkon ushqimi. Nuk konsumohet alkooli dhe nuk pihet duhani gjatë ditës.

Eliminohen materiet e dëmshme nga organizmi. Ky është një mjet i shkëlqyeshëm për rregullimin, spastrimin dhe përtrirjen e organizmit, respektivisht, të metabolizmit. Një time-out i vërtetë për organizmin.Shfrytëzohen rezervat e brendshme të yndyrës dhe me këtë zvoglohet niveli i holesterolit.

Agjerimi ndihmon në spastrimin e enëve të gjakut. Gjatë kohës së agjerimit zemra dhe enët e gjakut janë më pak të ngarkuara dhe për këtë lehtësohet frymëmarrja, furnizimi i organizmit me oksigjen është më i mirë.

Ndikon shumë mirë edhe në organet e tretyjes. Me konsumimin e sasisë më të madhe të celulozës përshpejtohet procesi i tretjes. Përforcohet lëkura dhe indet lidhëse sikur që lehtësohen migrena, alergjitë.

Agjerimi u ndihmon njerëzve me sëmundjeve kardiovaskulare, diabetikëve, pacientëve me shtypje të lartë të gjakut. Aktivizohen potencialet e brendshme të organizmit që mund të ndihmojnë në tejkalimin e smundjeve të ndryshme.

Përveç këtij agjerimi fizik, këshillohet edhe spastrimi mental, ajrosja e shpirtit. Për këtë, caktoi vetës masën, ha ngapak dhe mos u ngop.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s